Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Guardiola: Kur fitoj jam gjeni, kur humb…

Pep Guardiola e mbrojti vendimin për t’i lënë në stol Kevin De Bruynen dhe Sergio Agueron në humbjen e Manchester Cityt 3-2 ndaj Crystal Palace të shtunën në Premierligë.

Si pasojë, kampioni në fuqi tani ngel edhe më prapa liderit, Liverpooli, që të premten fitoi 2-0 ndaj Wolves.

De Bruyne erdhi nga stoli dhe shënoi një gol të rastit në minutën e 85-të, por dëmi i madh tashmë ishte bërë. Edhe pse Ilkay Gundogan e shënoi goli hapës në fillim të këtij takimi, dy gola të shpejtë të Jeffery Schlupp dhe Andros Townsend e përmbysen Cityn, para se Luka Milijovevic t’i jepte goditjen e fundit nga penalltia.

Kjo nënkupton se City tani mbetet katër pikë mbrapa Liverpoolit.

“Kur fitoj jam gjeni, kur humbi s’jam edhe aq i mirë”, tha Guardiola në konferencë për media pas takimit.

“Nuk e di çfarë do të ndodhte sikur Kevin apo Sergio të startonin. Dinho është i lënduar, dje e ndjeu lëndimin. John luaji shumë mirë në Leicester [ në rol të panjohur për të], prandaj desha t’i jap edhe një opsion tjetër për t’i mbrojtur topat e gjatë”, shtoi ai.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Poloni në “Gazprom Arena”. Rezultati 3-2

Delo.autor

“FALEMIDNERIT PËR GJITHÇKA”/ Mesazhi i Bartomeu: Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia jote

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN NJË SEZON MË PARË/ Mbrojtësi Paletta pranë rikthimit në Serie A tek…

Delo.autor

Leave a Comment