Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ LIVERPOOLIT/ ​Aubameyang e preku topin veç 13 herë ndaj Liverpool 5

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e preku topin vetëm 13 herë gjatë gjithë ndeshjes së djeshme kundër Liverpoolit në Arsenal, të cilët londinezët e humbën me rezultat 5-1.

Aubameyangu ka arritur t’i shënojë 13 gola në 20 paraqitje të Premierligës këtë sezon, megjithatë ai nuk ishte aspak mbresëlënës në ndeshjen e djeshme, ku skuadra e Unai Emerys u turpërua nga ajo e Jurgen Kloppit.

Ainsley Maitland-Niles ia dha vizitorëve epërsinë pas vetëm 11 minutave lojë, mirëpo përgjigja e Liverpoolit ishte e shpejtë dhe vendimtare, pasi që Roberto Firmino arriti t’i shënojë dy gola brenda tre minutave para se Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuar përsëri për ta bërë rezultatin 4-1 në pjesën e parë.

Firmino shënoi golin e tretë të tij nga pika e penalltisë në pjesën e dytë të ndeshjes duke e dërguar rezultatin në 5-1, përderisa Aubameyangu u zëvendësua 19 minuta para se të përfundonte ndeshja.

I zëvendësuar nga Alexandre Lacazette, Aubameyangu e kishte prekur topin vetëm 13 herë gjatë gjithë ndeshjet, gjashtë prej të cilave erdhën nga rinisjet e lojës. Pesë nga këto gjashtë prekje erdhën pas pesë golave të Liverpoolit.

Pasi që kishte qenë një nga futbollistët më të rrezikshëm të Unai Emeryt gjatë këtij sezoni, në këtë ndeshje ai mbeti nën hije. Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi nga Arsenali që pati paraqitje të dobët, pasi kjo ishte një ndeshje për t’u harruar për të gjithë skuadrën.

Related posts

FLAMURTARI-SKËNDERBEU/ Vlonjatët synojnë tre pikët e para në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E VEÇANTË/ REKORDMEN dhe i talentuar, 16-vjeçari shqiptar ëndërron të bëhet kampion OLIMPIK

Isa.Autor

BËNTE LIGJIN KUDO KU SHKONTE/ Befasojnë dyshja Bonucci-Chiellini: Ronaldo tek ne nuk ishte yll

Delo.autor

Leave a Comment