Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ REALI rimerr kreun me goleadë, BAYERN bën detyrën me AEK-un

Real Madridit i Santiago Solari-t nuk ka ndërmend të ndalet. Madrilenët kanë fituar tri ndeshjet e luajtura deri tani në drejtimin e trajnerit të ri, i cili ka marrë vendin e Julen Lopetegui pas humbjes 5-1 në “El Clasico”. Suksesi i fundit, pas fitoreve në Kupën e Mbretit kundër Melilla-s dhe në kampionat kundër Valladolid, ka ardhur në Champions League, me “Los Blancos” që kanë shpartalluar Viktoria Plzen në transfertë me rezultatin 5-0.

Festivali i golave ka filluar në minutën e 21-të, me Benzema që ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm pasi ka lënë në vend mbrojtjen mike. Ky ka qenë edhe goli numër 200 i francezit në të gjitha ndeshjet e luajtura me fanellën e Real Madrid. Në të 37-ën ka ardhur edhe ai numër 201, 14 minuta pasi Casemiro kishte dyfishuar për miqtë. “Pokeri” është realizuar pesë minuta para fundit të pjesës së parë me Bale, teksa Benzema që ka qenë në rolin e “assist man”-it.

Ndeshja e Benzema është mbyllur në minutën e 62-të, me Vinicius Junior që ka marrë vendin e tij dhe kë bërë debutimin me madrilenët në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Braziliani ka qenë menjëherë protagonist duke dhënë assitin për golin e pestë të realizuar nga Kroos pesë minuta më vonë.

Pas kësaj fitoreje, Real Madrid ka rimarrë kreun e Grupit G, të humkbur përkohësisht pas fitores së Roma-s në fushën e CSKA-së së Moskës. Madrilenët kanë 9 pikë, po aq sa verdhekuqtë, që ka humbur 3-0 ndeshjen direkte me madrilenët. CSKA mban vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Plzen mbyll grupin me 1 pikë. 27 nëntorin e ardhshëm, Roma do të presë në shtëpi Real-in, ndërsa Plzen do të udhëtojë drejt Moskës.

Related posts

Hysaj “djeg” edhe mesfushorët me pasime, lë pas De Rosin dhe Biljan

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ashley Young firmos me Interin, ja detajet e kontratës

F.autor

Pas Lautaro Martinez, një tjetër talent argjentinas afrohet me Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment