Futboll Sport

HUMBJE DËSHPËRUESE KUNDËR CSKA/ Real Madrid vë në presion këtyre pesë lojtarëve…

Real Madridi pati një humbje dëshpëruese në shtëpi kundër CSKA-së së Moskës ka bërë që Los Blancos të vënë në presion lojtarë veteranë si Marcelo por edhe të riun Vallejo.

Ndeshja ishte parë si një mundësi për disa lojtarë të bankës të cilët shkëlqyen në ndeshjen e kupës kundër Melillas por kjo nuk u pa fare në këtë ndeshjes.

Isco nuk është askund

Lojtari i lindur në Malaga është duke kaluar në momentet më të këqija në klub dhe që prej ai vuajti prej apendiksit ai nuk po arrin të rigjej formën e tij. Ai ka humbur vendin e tij në skuadër pas largimit të Lopeteguit dhe tani ka humbur edhe mbështetjen e tifozëve Bernabeun të cilët nuk ishin të lumtur me paraqitjen e tij kundër CSKA-së, derisa kishte edhe incidente të tjera, siç ishte ballafaqimi me Solarin.

Ai ishte përgjigjur mirë në ndeshjen e kupës kundër Melillas duke shënuar dy gola por ai nuk pati impakt në Ligën e Kampionëve. E tëra çka mund të kujtohet nga ndeshje me CSKA-në ishte hidhërimi me tifozët dshe me mundësitë e tij të humbura.

Pa mbështetjen e trajnerit në zhveshtore dhe në stërvitje, e ardhmja e tij është në dyshim.

Marcelo nuk është në formë

Solari ka thënë saktë që Marcelo nuk është në formë dhe ai ka nevojë që të punojë. Marcelo është rikthyer në formacion pas tri ndeshjeve mungesë shkaku i lëndimit edhe pse nuk dihet çfarë lëndimi kishte. Ai ka nevojë që të kthehet në ditët e tij më të mirë.

Kundër CSKA ai vuajti në mbrojtje dhe disa herë u kalua nga Mario Fernandes. Përderisa është normale që ai mund të bëj lapsuse në mbrojtje, ai shquhet edhe për kalimet në sulm që nuk u treguam.

Bale nuk po bind

Ai hyri në pjesën e dytë dhe nuk ofrojë asgjë. Rasti i tij është i njohur gjatë gjithë këtij sezoni dhe ai pasi ja ka dal mirë në një lojë ka dështuar në lojën tjetër. Ai fitoi tri pikë me një gol të bukur kundër Huescas, por ai nuk arriti të ndryshojë asgjë në ndeshjen kundër CSKA-së. Nuk ka shumë ngazëllim nga tifozët pasi që ai as nuk sillet mirë me ta.

Bale nuk ndihmoi pas lëndimit të gjurit por është një ndjenjë gjeneralë që ai nuk është ai lideri që skuadra ka nevojë.

Asensios i mungon finalizimi

Asensio nuk është duke pasur sezon të lehtë dhe derisa në ndeshjen CSKA-së ku pati disa mundësi të mira për shënim por derisa ai kishte ritmin e tij në lojë, ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë por dështoi për të shënuar.

Ai e ka humbur vendin në skuadër duke u zëvendësuar me Lucas Vazquez përderisa ai u pa që në disa vrapime humbi balancin.

Vallejo nuk mund të vraponte

Edhe një mundësi e humbur nga Vallejo dhe duket se tani Javi Sanchez do të jetë para tij. Ai nuk kishte paraqitje solide kundër CSKA-së dhe bëri shumë gabime që frustruan shumë edhe Courtois, gjë që bëri që rusët të shënojnë në kundërsulmet e tyre.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Çmenduritë japoneze me 1824 dronë në qiell, spektakël në Lojërat Olimpike (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Inter firmos kontratë 2-vjeçare me portierin…

Delo.autor

Shkëlqeu kundër Juventusit, De Laurentis: Hysaj nuk preket

Sadik.Autor

Leave a Comment