Futboll Sport

SEZON ME LUHATJE/ Vllaznia rigjen Grudën e dikurshëm

Hyri në fushë në pjesën e dytë kundër Partizanit, por arriti t’i jepte një fytyrë tjetër Vllaznisë. Fjala është për Ildi Grudën, i cili i hapi rrugën e fitores kuqebluve ndaj “Demave”, ku me golin e tij në minutën e 51-të ishte vendimtar për nëntë herë kampionët e vendit.

Madje në fund 25-vjeçari meritoi edhe çmimin si lojtari i ndeshjes nga FSHF. Ky ishte goli i tretë këtë sezon për Gruden, i cili më parë kishte gjetur rrjetën në fitoret 3-4 ndaj Tiranës dhe 2-1 kundër Teutës. Ka qenë një edicion me ulje dhe ngritje për ish-sulmuesin e Teutës, që është kushtëzuar nga dy dëmtime të gjata dhe shumë problematike.

Por ndeshja e fundit e zhvilluar ndaj Partizanit tregoi se shkodrani gëzon një formë të mirë fizike tashmë dhe problemet me dëmtimet janë lënë pas. Patjetër, kjo gëzon shumë stafin e Vllaznisë dhe në veçanti trajnerin Brdariç, që shpesh herë ka theksuar se Gruda është një “armë” e fortë për ekipin e tij.

Dhe tashmë, në një periudhë ku kampionati ka një ngjeshje të ndeshjeve e me shkodranët, që po ashtu ndodhen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, mundësitë për të zbritur në fushë do të jenë të shumta për të gjithë futbollistët.

Related posts

RIKTHIMI I BUJSHËM/ Neymar e zbulon para kohe skuadrën ku do transferohet

F.autor

VITI I PABESUESHËM I PEDRIT/ Nga taksia me qesen e pazarit te “Topi i Artë” pas 73 ndeshjesh

Delo.autor

SULMI I KAMPIONËVE I MBIPOPULLUAR/ Juventus “sakrifikon” Mandzukic për…

Delo.autor

Leave a Comment