Futboll Premier League Sport

I DEL NË MBROJTJE TRAJNERIT KLOPP/ Shaqiri: Shumë trajnerë kanë bërë…

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, Jurgen Kloppit, pasi ai u kritikua për mënyrën se si e festoi golin e fitores në ndeshjen kundër Evertonit. Zvicerani me origjinë shqiptare ka thënë se trajneri i tij reagoi në atë mënyrë për shkak të emocioneve.

Në stadiumin Anfield dje u zhvillua derbi lokal mes Liverpoolit dhe Evertonit. Për skuadrën e Jurgen Kloppit ishin shumë të rëndësishme tre pikët e kësaj ndeshje për të mos mbetur shumë larg Manchester Cityt.

Deri në fund të ndeshjes, asnjëra nga dy skuadrat nuk kishte arritur të shënonte ndonjë gol, përkundër disa rasteve të mira, dhe dukej se Liverpooli i Kloppit do t’i humbiste dy pikë shumë të rëndësishme në këtë ndeshje.

 Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pak para se të përfundonte ndeshja, Divock Origi arriti ta shënojë golin e fitores. Ky gol shkaktoi një festim të madh nga ana e Kloppit, i cili vrapoi në fushë. Kjo gjë mori shumë kritika nga publiku pasi që konsiderohej se Kloppi nuk kishte treguar respekt ndaj kundërshtarit.

“Ai kishte shumë emocione. U shënua goli i fitores në minutat e fundit të derbit, ishte një ndeshje fantastike dhe kishte shumë emocione, kështu që ndodhi ajo gjë. Edhe shumë trajnerë kanë bërë gjëra të tilla”, ka thënë Shaqiri.

“Kjo është diçka e mirë dhe ai nuk e ka pasur qëllim të mos i respektojë kundërshtarët, por kishte shumë emocione. Mendoj se kështu është futbolli dhe kjo gjë mund të ndodhë dhe ishte shumë e mirë ta shohim një reagim të tillë nga një trajner”.

Related posts

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura me… urinë (VIDEO)

Delo.autor

PSG NUK I OFRON RINOVIMIN/ Do të vazhdojë karrierën Gianluigi Buffon tek klubi…

Delo.autor

NUK KANË KLAS/ Vjen replika e Guardiolas ndaj akuzës së Mourinho

Isa.Autor

Leave a Comment