Futboll La Liga Sport

“HERONJTË E REAL MADRID”/ Solari huazon PLANIN B të Zinedine Zidane

Nëse ka pasur një plan që i ka funksionuar ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë plani i tij i famshëm për ta përdorur ekipin e dytë të klubit madrilen. Francezi i shfrytëzoi të gjithë dhe i bëri heronj disa lojtarë të cilët më parë nuk përdoreshin fare.

Kjo gjë vërehej më së shumti në La Liga, ku ekipi B i Real Madridit shkëlqente. Vitin që “Los Blancos” e fituan Ligën e Kampionëve dhe La Ligës, ekipi B ishte vendimtar në ligën spanjolle, përderisa ekipi i parë rezervohej më shumë për ndeshjet në garën evropiane.

Alvaro Morata, Marco Asensio, Mateo Kovacic, Danilo, Isco, Nacho dhe Lucas Vazquez ishin yjet e planit B të Zidane, të cilit ia garantuan atij La Ligën. Trajneri francez filloi duke bërë ndryshime të vogla jo vetëm në skuadër, por edhe në stilin e drejtimit të klubit.

Plani B i jashtëzakonshëm i vitit 2016/2017 u shkatërrua pak nga pak dhe problemi kryesor i Real Madridit konsiderohet pamundësia për të vazhduar me suksese në La Liga. Në sezonin e tij të fundit me “Los Blancos”, francezi u shpall përsëri kampion i Evropës, mirëpo dështoi në Spanjë.

Duket se tani, trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Solari, është duke e përdorur të njëjtën formulë me francezin, duke e përdorur ekipin B që i kishte ndihmuar Zidanet aq shumë. Në fakt, të shtunën kundër Valencias, ai la të kuptohet se ai është duke e krijuar një ekip B të tij.

Ekipi i ri i lojtarëve tani mund të ketë më shumë kohë për të luajtur dhe kjo gjë mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Real Madridit në La Liga, përkundër që tani ndodhet në pozitën e pestë në këtë tabelë.

Mbi të gjitha, Solari e ka formuar një grup të ri të lojtarëve që e kanë dëshmuar se mund t’iu besohet tani ndeshjet do jenë shumë më të shpeshta. Kjo gjë do t’ua japë mundësinë edhe lojtarëve të ekipit të parë që të pushojnë në ndeshje më pak të rëndësishme.

Kundër Valencias, Real Madridi e filloi ndeshjen pa lojtarët e ekipt të parë: Toni Kroosin, Marcelon dhe Casemiron, për shkak të lëndimeve. Solari i bëri edhe dy ndryshime të tjera, duke e pushuar Gareth Bale dhe Luka Modricin. Ai ia dha mundësinë Lucas Vazquezit, Dani Ceballosit, Marcos Llorentes, Sergio Reguilon, Asensios dhe Fede Valverdes.

Solari i bëri këto ndryshime kundër një Valencias që kishte ardhur për të marrë hakmarrje pas disfatës ndaj Eibarit. Spanjolli e rrezikoi edhe një disfatë tjetër në La Ligë, por atij nuk i interesoi. Ekipi i ri B mund të jetë i rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme pasi që Solari u beson të gjithë lojtarëve të tij dhe ekipi B mund ta ndryshojë gjendjen aktuale të klubit.

Related posts

Spanjë/ Marca shpall Messin si futbollistin më të mirë në botë

Q.Autor

TIRANA PRANË BLERJES SË DYTË/ Bardheblutë gjejnë zëvendësuesin e Dokës në Maqedoni

Delo.autor

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

F.autor

Leave a Comment