Futboll Seria A Sport

INATË I HAPUR/ Gafa e UEFA-s: Përjashton RONALDON nga numrat “7” më të mirë

Kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që i kanë dhënë përgjigjen e duhur pyetjes së bërë nga profili zyrtar francez i UEFA-s: “Sot është 7 dhjetori, cili është numri juaj 7 i preferuar në këtë sezon?”. Opsionet kanë qenë gjashtë: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano Diaz, Sterling dhe Ribery. Vlerësimi bëhej duke dhënë një votë nga 1 në 6. Rezultati?

Një lumë imazhesh të Cristiano Ronaldo-s. CR…7 që feston. CR7 që qesh. CR7 që ngërdheshet. CR7 që shënon. Duhet pranuar, kjo ka qenë një gafë e vërtetë nga ana e UEFA-s. Mes numrave 7 më të mirë të viti mungon fenomeni i Juventus, i cili është përjashtuar pa shpjegim, por ka qenë i pranishëm në mbi 200 komentet e bëra nga përdoruesit e Twitter.

Në të vërtetë emrat e propozuar në këtë sondazh janë pothuajse të gjithë të vlefshëm dhe nuk janë të lidhur vetëm me futbollin francez (Coutinho dhe Sterling). Nuk mund të diskutohet vlera e Coutinho dhe Sterling. Është përfshirë edhe Ribery, edhe pse “7” e rivalëve të Dortmund, Jadon Sancho, po bën paraqitje të jashtëzakonshme.

Më pas vjen emri që stonon, Mariano Diaz, lojtari që ka marrë &-ën e Ronaldo-s te Real, i cili ka shënuar vetëm një gol në 14 ndeshje të luajtura dhe vetëm dy prej tyre si titullar. Një veprim i qëllimshëm?

Related posts

E do gjysma e Evropës, Roma i befason të gjithë!

Sadik.Autor

U SHKARKUA NGA NAPOLI/ Anchelotti udhëton drejt Anglisë, takohet me drejtuesit e klubit të…

Delo.autor

MESSI NUK MORI GJITHÇKA ME VETE/ Zbulohet trofeu që la në dollapin e tij te Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment