Futboll Seria A Sport

Interi zbret në Europa League/ Ja kryqëzimet e mundshme dhe si funksionon shorti

Nuk është e njëja gjë dhe interistët, që e prisnin rikthimin në Champions shumë gjatë, e dinë mjaft mirë. Pas eliminimit në grup, tani zbritja në Europa League.

Si Interi, ashtu edhe Napoli, do të jenë në vazon e parë, pra kokë serie në shortin e ardhshëm dhe do të përballen në fazën e 1/16-ve një nga skuadrat që ka mbyllur grupin në vend të dytë dhe njnë nga katër më keq të klasifikuarat në vend të tretë në Champions, që bien në Europa League, si Galatasaray për shembull.

Përjashtohet kryqëzimi me italianet, Lazio ka kaluar, pritet Milani. Për momentin, italianet do të shmangin edhe Arsenal, Chelsea, Dinamo Kiev dhe Eintracht Frankfurt.

Vazo e parë dhe fitueset e grupeve

Arsenal (ENG)

Chelsea (ENG)

Dinamo Zagreb (CRO)

Dynamo Kyiv (UKR)

Eintracht Frankfurt (GER)

Internazionale Milano (ITA) (zbret nga Champions)

Napoli (ITA) (zbret nga Champions League)

Salzburg (AUT)

Zenit (RUS)

Të dytat në grupe (nuk çiftëzohen me kokat e shortit)

Fenerbahçe (TUR)

Galatasaray (TUR) (scende dalla Champions League)

Lazio (ITA)

Sporting CP (POR)

Vende për t’u paracaktuar

Leverkusen (GER)

Benfica (POR) (zbret nga Champions)

Club Brugge (BEL) (zbret nga Champions)

Real Betis (ESP)

Valencia (ESP) (zbret nga Champions)

Zürich (SUI)

Në apel mungojnë 13 klube që duhen konfirmuar, shorti do të hidhet më 17 dhjetor.

Si funksionon:

– Për shortin në fazën e 1/16-ve të finales ka dy fasha: 12 fitueset e grupit dhe katër më të mirat e renditura nga ato që vijnë nga UEFA Champions League janë kokë grupi.

– Këto 16 skuadra shortohen kundër 12 të dytave në grupe dhe katër skuadrave që mbërritën të tretat në grupet e Champions.

– Kokat e grupeve luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi.

– Nuk mund të përballen skuadrat që vijnë nga i njëjti grup i UEFA Europa League dhe e njëjta federatë. Çdo përjashtim tjetër do të komunikohet përpara shortit.

Related posts

BARCELONA KËRKON LAUTARON/ Marotta në “kundërsulm” për dy lojtarët e “Katalanasve”…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Refuzoi të drejtonte Partizanin në derbi, Sormani njoftoi drejtuesit me…e-mail

Delo.autor

Dy skuadra të Premier Leagues interesohen për Joe Hart

Sadik.Autor

Leave a Comment