Futboll Sport

“PO FUTEM NË ROL”/ De Biazi u jep zemër kuqezinjve: Ju tregoj çfarë duhet të bëni kundër Francës

Nëse duam të flasim për dy sukseset e vetme që Shqipëria ka marrë ndaj Francës, janë barazimi 1-1 dhe fitorja 1-0, të dyja gjatë kualifikueseve që paraprinë Europianin.

Arkitekti është i njëjti: Xhani De Biazi. Ai që udhëhoqi kuqezinjtë drejt Europianit e ruan ende në memorie çdo përballje me kampionët e botës.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, moto që ai e përsëriste në çdo konferencë për shtyp, u tha edhe një herë në një intervistë për “Panorama Sport”.

Ish-trajneri lexon përballjen e Shqipërisë me Francën, shanset për kualifikim dhe ka edhe një mesazh për Rejan dhe deklaratën e tij, kur u shpreh se do të japë shpirtin për të përsëritur suksesin e Xhanit.

Në fund edhe një këshillë sikur të ishte trajneri në dhomat e zhveshjes. Madje, shumë të vlefshme: Provoni!

Shqipëria do të luajë kundër Francës. Kush ju vjen menjëherë në memorie: humbja në Europian, barazimi 1-1 në miqësore apo fitorja me golin e Ergys Kaçes në Elbasan?

I kujtoj të tria shumë mirë. Të gjitha. Sepse të luash kundër një formacioni si ai i Francës nuk është e lehtë dhe nuk ndodh çdo ditë. Kemi bërë gjithmonë paraqitje shumë të mira, si edhe rezultate pozitive. Me përjashtim të ndeshjes në “Euro 2016”.

A i ka mundësitë reale Shqipëria për t’i bërë keq Francës në këtë moment?

Shpresoj që Balaj o Cika (Cikalleshi) të mund të shënojnë gol që të dy. I kanë cilësitë për ta bërë, vetëm duhet që të besojnë akoma më shumë.

Lëreni mënjanë diplomacinë dhe për një moment ndaleni kohën. Supozoni që po hyni në dhomat e zhveshjes para se Shqipëria të zbresë në fushë. Çfarë do t’u thoni djemve?

Po futem në rol (qesh…). Luani në mënyrë inteligjente, por… duke provuar. Mos harroni, e gjithë pesha është mbi Francën, jo mbi ju.

Related posts

N’Golo Kante është prioritet për PSG, por a do ta lëshojë Chelsea?!

Isa.Autor

Bundesliga kampionat i “lodhur”, sondazhi nxjerr Bayern kampion deri në vitin 2025

Sadik.Autor

“KANCERI ËSHTË NJË PARTNER I PADËSHIRUAR I JETËS”/ Rrëfimi prekës i Vialit: Shpresoj të lodhet nga unë

Delo.autor

Leave a Comment