Futboll Sport

ISH-ARBITRI MBRON VENDIMIN E TIJ/ Piero Ceccarini: As VAR nuk do ta kishte dhënë penallti për faullin ndaj Fenomenit

Ish-arbitri Piero Ceccarini ka mbrojtur vendimin e tij për të mos akorduar penallti për Inter ndaj Juventus-it, duke thënë se as VAR nuk do ta konsideronte të tillë.

Incidenti ka ndodhur para më shumë se 20 viteve, por polemikat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Juve-s iu dha një penallti një aksion më pas, të cilën e humbi Alessandro Del Piero, por gjithsesi fitoi ndeshjen dhe kampionatin.

“E kam thënë disa herë, mbase njerëzit nuk më dëgjojnë,” shprehet Ceccarini për Radio Crc.

“Bashkë me mua, ka pasur edhe specialistë të tjerë që kanë qenë dakord me mua. Ajo nuk ishte penallti.

“Jam i sigurt që po të ndodhte sot, do të bëja të njëjtin vendim. Nëse ata specialistë do të kishin qenë te VAR-i, ata nuk do ta konsideronin penallti.”

Related posts

PASI FITOI ÇMIMIN “PORTIERI MË I MIRË I VITIT” NGA FIFA/ “Gardiani” Neuer: Është një nga vitet më të mira të karrierës time

Delo.autor

Francë 1998, kur Lilian Thuram shkruante historinë në gjysmëfinale

Sadik.Autor

NJË VEPRIM I MADH/ Futbollisti i Italisë largon fokusin nga “EURO 2020”, paralelisht ndjek studimet për anatomi

Delo.autor

Leave a Comment