Futboll Seria A Sport

PREMTIMI QË “NDEZ ËNDRRËN” E TIFOZËVE/ Ivan Gazidis: Së bashku Milanin do ta rikthejmë…

Ish-shefi ekzekutiv i Arsenal Ivan Gazidis është emëruar zyrtarisht si CEO i ri i AC Milan, këtë e ka konfirmuar klubi italian.

54-vjeçari është larguar nga Arsenal në fund të tetorit pas një dekade të kaluar në Londrën veriore.

Ai është zyrtarizuar nga bordi i Milan të mërkurën dhe ka dhënë intervistën e parë për punëdhënësin e ri.

“Dua t’i siguroj miliona tifozëve të klubit rreth e qark botës se do të punoj me zemër dhe shpirt për të bërë më të mirën time.

“Për të arritur atë që duam të gjithë për këtë klub të madh, puna duhet të fillojë tani dhe duhet punë ekipi, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“Po e pres me padurim aventurën time të re. Megjithëse do të jetë një sfidë e vështirë, jam i bindur se, së bashku, mund të rikthejmë Milan aty ku i takon.”

Related posts

Lamtumira e Pirlos, finalja Juventus-Milan dhe befasia… Gattuso

Sadik.Autor

U TMERRUA DHE IKU ME VRAP/ Jack Wilshere i bën një rreng shokut të ekipit për ditëlindje (VIDEO)

Delo.autor

Rusi 2018 / Lista e Anglisë thuajse e konfirmuar, për Southgate nuk do të ketë surpriza

Sadik.Autor

Leave a Comment