Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I “DJAJVE TË KUQ”/ Louis Saha: Ky është trajneri ideal për Manchester Unitedin…

Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, beson se Zinedine Zidane është zgjidhja më e mirë për të zëvendësuar Jose Mourinhon në “Old Trafford”.

Drejtuesit e ”Djajve të Kuq” janë në kërkim të një zëvendësuesi të përhershëm për Mourinhon, i cili u shkarkua nga drejtimi i gjigantëve të Premier League të martën e kaluar.

Klubi ka preferuar Ole Gunnar Solskjaer, si trajner kujdestar deri në fund të sezonit, ndërsa thuhet se është i interesuar të joshë Mauricio Pochettino për trajner të përhershëm.

Zidane, i cili e udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve, para se të largohej nga La Liga, para nisjes së sezonit 2018-2019, ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United.

Në një intervistë me “Omnisport”, Saha mbështeti ish-bashkëlojtarin e tij te Franca, Zidane, për të pasur sukses në “Teatrin e Ëndrrave”.

“Unë jam një mbështetës i Zidane si njeri, – tha Saha. – Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, edhe si trajner nuk ka të ngjashëm. Në komunikim ka bërë shumë përparime. Kur e dëgjoj duke folur, është e pabesueshme.

Ai merr frymë me futbollin, është person plot pasion për këtë sport, i ka të gjitha cilësitë për t’u respektuar maksimalisht. Zidane di si të balancojë sulmin dhe mbrojtjen. Për mua është zgjedhja më e mirë për Manchester United. Mendoj se do të ketë mbështetjen e tifozëve, stafit, presidentit, sepse e meriton. Dhe do do t’i japin kohë“.

Solskjaer e udhëhoqi Manchester United në fitoren 5-1 ndaj Cardiff City, të shtunën. Kjo ishte hera e pare, që “Djajtë e Kuq” shënonin pesë gola në një ndeshje kampionati, që nga koha e Alex Ferguson, në vitin 2013.

Related posts

ORA E FUNDIT/ De Ligt i befason të gjithë me zgjedhjen e tij

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE” NË “SAN SIRO”/ Milan dhe Napoli ndajnë pikët, vazhdon kriza tek të dyja ekipet

Delo.autor

KANË ARRITUR KUOTËN E 150 NESHJEVE/ Njihuni me 2 rekordmenët e Kategorisë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment