Futboll La Liga Sport

FLASIN FAKTET/ Ja pse ishte viti më i mirë kalendarik për Griezmann (FOTO)

Vitit 2018 i erdhi fundi sportivisht edhe për Atlético Madrid, që të shtunën e kaluar, në “Wanda Metropolitano”, me fitoren kundër Espanyol, u konfirmua si ndjekësi më i afërt i Barcelonës. Ky vit do të mbahet mend nga të gjithë “rojiblancos”, pas fitimit të Ligës së Europës, si dhe Superkupës Europiane kundër Real Madridit. Por, nëse është dikush, që nuk do ta harrojë vitin 2018, kë e ka emrin Griezmann. Francezi ka shtuar jo vetëm tre tituj në “palmaresin” e tij, por pushtoi edhe Kupën e Botës me Francën, në Rusi, kësaj vere. Sulmuesi në fjalë ka nënshkruar edhe vitin e tij më të mirë kalendarik, sa iu takon golave, asisteve dhe ndeshjeve të luajtura.

Kundër Espanyol, Antoine ka luajtur ndeshjen e tij të 53-të në vitin 2018 me Atlético Madrid. Ky është numri më i madh i ndeshjeve të luajtura në një vit kalendarik, që kur filloi karrierën si profesionist. Por jo vetëm kaq. Griezmann, gjithashtu, nënshkroi golin e 33-të në këtë vit (kundër Espanyol) me fanellën kuqebardhë, duke treguar nivelin e tij më të mirë si golashënues.

Që nga ardhja tek Atletico Madrid, asnjë vit nuk e kishte arritur dhe kapërcyer kuotën e 30 golave, edhe pse kishte qenë afër kësaj në vitin 2015, kur realizoi 29 gola në kampionat dhe Europë. Po kështu, francezi bëhet asistuesi më i mirë i Atletico Madrid (14 asiste), sepse ka marrë pjesë në 45% të të gjithë golave të shënuar në vitin 2018 nga skuadra e Simeone. Edhe me Francën, sulmuesi ka qenë tejet vendimtar. Gjatë vitit 2018, ai ka qenë lojtar kyç në kombëtaren e drejtuar nga Didier Deschamps, sidomos gjatë finaleve të Kupës së Botës në Rusi.

Ylli francez shënoi 4 gola dhe dha 2 asiste në këtë Botëror, si dhe hapi rezultatin e finales kundër Kroacisë. Golave të shënuar në Rusi duhet t’iu shtohet edhe ai kundër Italisë, në ndeshjen miqësore para Kampionatit Botëror, përveç atyre të dyve që realizoi kundër Gjermanisë gjatë Ligës së Kombeve, tetorin e kaluar. Një total prej 7 golash, që iu shtohen 33 golave të tjerë me “rojiblanco”.

Related posts

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Klubi shqiptar fton Milanin për një miqësore

Delo.autor

Sagnol: Zidane u përjashtua me të kuq shkaku i Wiltord

Q.Autor

(VIDEO) Çfarë po ndodh në ‘Olimpico’, Atalanta kalon në avantazh ndaj Romës

Q.Autor

Leave a Comment