Futboll Sport

JANG BOJSAT THYEJNË JUVEN/ Por “ZONJA” mbetet e para. Bajerni BARAZIM spektakli me Ajaksin (VIDEO)

U mbyllën ndeshjet e gjashta dhe të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve. Juventusi u mund me shifrat 2-1, në fushën e Jang Bojsit, por kombinuar me humbjen po me të njëjtin rezultat të Mançester Junajtid, 2-1 në fushën e Valencias, ia doli të ruante vendin e parë.

Në takimet e tjera, Bajerni dhe Ajaksi e mbyllën në një barazim spektakolar në shifrat 3-3 në Amsterdam, dhe me të dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, bavarezët mbeten të parët.

Lioni mori një barazim 1-1 në fushën e Shahtjor Donjetskut, dhe ia doli të ruante vendin e dytë, ndërkohë që Mançester Siti fitoi edhe ndeshjen e fundit, me përmbysje 2-1 ndaj Hofenhajmit.

 

REZULTATET

Ajaks-Bajern Mynih 3-3

(Tadiç 61′, pen. 82′, Taljafiko 95′ / Levandovski 13′, 86′, Koman 90′)

Benfika-AEK Athinë 1-0

(Grimaldo 88′)

Mançester Siti-Hofenheim 2-1

(Sane 45+1′, 61′ / Kramariç pen. 16′)

Shahtjor Donjetsk-Lion 1-1

(Moraes 22′ / Fekir 65′)

Valencia-Mançester Junajtid 2-1

(Soler 17′, Xhones aut. 47′, Rashford 87′)

Jang Bojs-Juventus 2-1

(Horo pen. 30′. 68′ / Dibala 80′)

Related posts

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION/ Ja pse Tirana mund të jetë surpriza e Superiores

Delo.autor

LIVE/ Inter pret 3 pikët e para, starton sfida me Leccen

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ “ÇËSHTJA RONALDO”: Juventusi reagon në “Twitter”

Isa.Autor

Leave a Comment