Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-ROMA/ Ja si pritet të luhet sonte kryesfida e Serie A

Juventus-Roma do të luhet sonte, në orën 20:30, në stadiumin “Allianz” të Torinos. Kjo do të jetë përplasja e 169-të midis dy skuadrave në elitën e futbollit italian.

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri presin kryeqytetasit e Eusebio Di Francesco në kryendeshjen e javës së 17-të të Serie A. Kampionët e Italisë udhëheqin renditjen aktuale me 46 pikë, falë 15 fitoreve dhe një barazimi. Roma pozicionohet e gjashta, me pikë të barabarta me Atalanta dhe Sassuolo (24 pikë), teksa ka regjistruar 6 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje.

Portugezi Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Juventusit në kampionat, me 11 gola në 16 ndeshje, ndërsa “Faraoni”, Stephan El Shaarawy, është lojtari më produktiv në finalizim te verdhekuqtë, me 5 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Allegri nuk do të ketë ende gati Barzagli, Cancelo dhe Cuadrado, por gjen Khedira në mesfushë. Gjermani duhet ta fillojë nga stoli, me Bentancur të gatshëm për titullar, pas skualifikimit. Në portë do të kthehet nga minuta e parë Szczesny. Sa i takon mbrojtjes, De Sciglio konfirmohet në të djathtë dhe Alex Sandro në të majtë.

Në qendër, Benatia do të lërë pushim Bonuccin dhe do t’i bashkohet Chiellinit. Në sulm prin Cristiano Ronaldo, i ndihmuar nga Mandzukiç dhe Dybala, por me qasje portën e Romës do të jenë pozicionuar edhe Bernardeschi me Douglas Costa.

Di Francesco ka riaftësuar Dzeko për në stol, por jo El Shaarawy dhe Lorenzo Pellegrini. Trajneri verdhekuq duhet të kthehet në modulin 4-2-3-1, me Florenzi të avancuar, në një pozicion më ofensiv.

Gjithashtu, shihet se Under nuk është në më të mirën e tij, por është i detyruar të luajë, sepse Kluivert do ta nisë nga stoli. Numri 24 i Romës do të spostohet në të majtë. Në sulm, një shans i ri për Schick, si pikë qendrore. Mungon De Rossi, i cili ende nuk mund të jetë pjesë e grupit.

Formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, C. Ronaldo.
ROMA (4-2-3-1): Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Under, Zaniolo, Florenzi; Schick.

Related posts

DEBUTIM FANTASTIK I TRAJNERIT GEGA/ Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër

Delo.autor

LIVE/ Debrecen-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

GRABITJE ME SHOTGAN DHE HANXHAR/ Përfundojnë në spital dy vëllezërit e futbollistëve së kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment