Futboll Seria A Sport

KOHA E DHURATAVE! Ja SUPER ekipi që blihet pa asnjë lek në vitin 2019 (FOTO)

Krishtlindja është kohë për dhurata, por jo vetëm nga Santa Claus. Mijëra fëmijë i zgjasin duart për atë, që do t’iu sjellë viti i ri, por këto dhurata nuk janë të vetmet. Trajnerët, drejtorët sportivë dhe presidentët e klubeve më të mira në botë, tani, gjithashtu, shohin nga merkatoja e transferimeve. Shumë lojtarëve iu përfundojnë kontratata në verën e ardhshme dhe nga 1 janari janë të lirë të negociojnë me ndonjë klub tjetër. Me ta mund të formosh 11-shen (top-formacionin), me të cilën shumë ekipe do të ëndërronin të luanin.

Porta
Lista e lojtarëve, që mund të ndryshojnë klubet falas verën e vitit 2019, fillon me dy emra të mëdhenj, me dy legjenda të portës. Buffon nënshkroi në korrik për PSG deri më 2019, edhe pse ka opsion për një sezon më shumë. Nuk dihet akoma, nëse ai do ta zgjasë kontratën e tij, ose do të jetë i lirë gjatë verës së ardhshme. Po ashtu, e përfundon kontratën me Arsenalin Peter Cech, i cili, në moshën 36-vjeçare, mund të kërkojë një aventurë të re.

Mbrojtja
Nuk ulet niveli i këtij reparti, që mund të ndërtohet lojtarë të lirë. Kjo mbrojtje do të përbëhej nga tre brazilianë dhe një uruguajan. Ky i fundit është Diego Godín, i cili hodhi poshtë ofertat e rëndësishme të verës për të vazhduar tek Atlético Madrid, por nuk ka rinovuar ende me “rojiblancos”. Po nga Atlético, por me nuanca shumë të ndryshme, është Filipe Luis. Ai dështoi për të kaluar te PSG në verë dhe duket se klubi aktual nuk do t’ia rinovojë kontratën. Pra, gjithçka tregon se ai do të largohet nga “Metropolitano” në muajt e ardhshëm.

Emri i tretë do të jetë David Luiz, i cili ka rifituar nivelin e tij më të mirë te Chelsea, nën drejtimin e trajnerit Sarri. Blutë e Londrës i ofrojnë rinovim vetëm nga një vit lojtarit mbi 30 vjeç, kështu që qendërmbrojtësi mund të kërkojë marrëveshje më të mira në qershor. Ndryshe është rasti i Dani Alves, i cili, në moshën 35-vjeçare, kohët e fundit u rikthye nga një lëndim serioz. Nëse kthehet në nivelin e tij, Alves nuk do të ketë më pak oferta verën e ardhshme. Në stol, për këtë repart, do të prisnin lojtarë si Alderweireld, Juanfran, Vermaelen dhe Kompany.

Mesfusha
Dy spanjollë dhe një francez do të formonin qendrën e mesfushës. Rabiot, 23 vjeç, do të largohet nga PSG, pas një jete në Paris. Ai ka njoftuar tashmë klubin se nuk do të rinovojë dhe Barcelona duket ekipi më i interesuar për marrjen e tij. Një ish-azulgrana, Cesc Fanbregas, do të jetë një nga emrat tërheqës të verës. Pas dy viteve të mira me Conte te Chelsea, me majat e futbollit anglez, Sarri vështirë se e llogarit. Dhe nëse asgjë nuk ndryshon, ai do të largohet nga Londra në verë, apo edhe më herët. Nga Anglia është folur për interesimin e Atlético Madridit për të, por tani është Milani, i cili po shtyn më shumë në drejtim të mesfushorit.

“Tridenti” i mesfushës plotësohet nga Ander Herrera, e ardhmja e të cilit, pas shkarkimit të Mourinhos, është e panjohur. Portugezi ishte pjesë e rëndësishme, por jothelbësore në “Old Trafford”. Tani flitet për një interes të fortë nga Athletic, që do ta marrë në merkaton e dimrit, madje, falë presidentit të ri. Në stol për këtë repart kemi më shumë se emra të lakmuar për çdo ekip. Ramsey, vetëm 27 vjeç, nuk do të rinovojë, çuditërisht, me Arsenalin. Mata e ka thënë ditë më parë se është shumë i lumtur te Manchester United, por tani për tani nuk ka rinovuar. Cazorla ka nënshkruar vetëm për një vit me Villarreal, pas lëndimit të tij të rëndë. Të tjerë, që iu përfundojnë kontratat, janë De Rossi, Ibai dhe Lass.

Sulmi
Në këtë repart mund të jenë titullarë ndoshta dy lojtarët më të shquar, që dalin të lirë në verën e ardhshme. Robben dhe Ribery, respektivisht 34 dhe 35 vjeç, do të largohen nga “Allianz Arena” pas një dekade, kur kanë udhëhequr Bayernin. E ardhmja e holandezit mund të jetë te PSV, ku ka edhe fillimet e tij, ndërsa francezi e ka të ardhmen shumë më pak të qartë në këtë kohë. Sulmuesi kryesor (pyka) do të ishte një kampion bote i ri, Giroud. Në stol mund të ishin gati Balotelli, Aduriz, Llorente ose Sturridge.

Related posts

Barcelona pa sulmuesin kryesor ndaj La Palmasit

Q.Autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në nëna e mesfushorit të Manchester United…

Delo.autor

Juventus-Ozil, rroga e gjermanit mban peng transferimin

Q.Autor

Leave a Comment