Futboll Seria A Sport

KA TË DREJTË/ Spalletti: Unë nuk do të jem KURRË si Mourinho, as ky INTER NUK është ai…

Në përfundim të ndeshjes ndaj Udinese, të fituar nga Inter me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar prej Icardit nga pika e bardhë e penalltisë, trajneri zikaltër, Luciano Spalletti, ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e tij të veçantë me Marotta-n, teksa ka pranuar se nuk do të jetë kurrë si Mourinho. “Unë dhe Marotta jemi miq prej shumë kohësh, që nga koha e Venezias së Zamparini.

Që atje më ka mësuar shumë gjëra, sepse ishte një drejtues i afirmuar dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe tani. Sa i përket sjelljes time, unë kur vij këtu, kam për objektiv të mbroj Interin. Pozicioni im vlen relativisht, ajo që vlen vërtetë është Inter. Kam një skuadër që punon në mënyrë perfekte. Të mos vihemi kundër njëri-tjetrit, sepse ne e duam Interin”, u shpreh tekniku zikaltër.

“Objektivi është që të bëjmë sa më shuëm pikë të jetë e mundur, në mënyrë që Inter të ngjitet sa më lart. Kur kërkoni të na krahasoni me Interin e Tripletës, për mua është e ekzagjeruar në këto moment. Unë nuk do të arrij kurrë që të jem si Mourinho në dy vite. Për momentin nevojitet të bëhen pasime ndërmesore për tu bërë si ajo skuadër e Tripletës. Fati ynë varet gjithmonë nga ne, si në rezultatet pozitive, ashtu dhe ato negative. Janë të rëndësishme mendimet dhe sjelljet tona”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Spalletti.

Related posts

GJIGANTI ITALIAN SHFRENON FANTAZINË/ Pronoton Guardiolën dhe Mbappe për sezonin e ri…

Delo.autor

Ramsey dhe Aubameyang vendosin një rekord unik në kampionatin anglez…

Isa.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ja çfarë kishte ndodhur me pilotin e helikopterit në vitin 2015

Delo.autor

Leave a Comment