Futboll Premier League Sport

KAOS/ MOURINHO dënon “Djajtë” për Krishtlindjen, shoku i ngushtë lëshon “bombën”: POGBAN s’e ka…

Nuk e ka kapërdirë lehtë Zhoze Mur injo humbjen në “Mestalla”, ndalesë që i komprometoi vendin e parë në Grupin H të Champions-it Mançester Junajtid. Nëse Juventusi rrëshqiti në Bernë kundër Jang Bojsave, “djajtë” humbën me të njëjtin rezultat (2-1) kundër Valencias.

Murinjo

Rezultati? Bardhezinjtë kualifikohen të parët, anglezët si forcë e dytë dhe të hënën i pret një short më i vështirë. Dhe tekniku portugez nuk e ka përtypur lehtë rezultatin e fundit dhe në konferencë tha: “Nuk mësova asgjë nga kjo ndeshje dhe asgjë që pashë nuk më surprizoi. Nuk jam i kënaqur për paraqitjen.

Përpara ndeshjes u thash lojtarëve se nëse dhe ne dhe Juventusi do të kishim fituar, atëherë do kishim bërë punën tonë. Nëse nuk do fitonim dhe as ata, atëherë fajin duhet t’ia vendosnim vetes”.

As aktivizimi i Pogbasë dhe Lukakut titullar nuk ofroi nota pozitive kundër një kundërshtari që renditet në vend të 15-të në La Liga: 2-0 pas përpara minutës së 50, për shkak të golit të Solerit dhe të pafatit Fill Xhons, Junajtid lëshoi sinjale reagimi me futjen e Jang, Rashford dhe Lingard, për të cilët “Speciali” tha se donte t’i ruante për transfertën në “Anfield” të dielën.

Murinjo

Zemërimi i 55-vjeçarit është i madh, aq sa “The Sun” zbulon se ai ka vendosur që ta nxjerrë skuadrën në stërvitje pasditen e ditës së Krishtlindjeve, më 25 dhjetor. Dita e shënuar do të kalohet në grumbullimin në hotel dhe jo me familjet.

NUK DONTE POGBANË – Nëse vendimi drastik është marrë për shkak të ndeshjes së 26 dhjetorit në “Old Trafford”, kundër Hadërsfilldit, ndeshje që nuk mund të lihen pikë në shtëpi, raportet mes trajnerit dhe dhomës së zhveshjes vazhdojnë të jenë tensionuara. Kapitulli i radhës i problemeve mes menaxherit dhe Pogbasë shkruhet nga Eladio Parames për “Record”, ish-zëdhënësi dhe miku i ngushtë i Mout: “Pogba vlen shumë sa i përket marketingut, aq sa Junajtid rikuperoi në vetëm 6 muaj atë që investoi për të. Por, pa ‘truprojat’ e tij Matuidi dhe Kante përreth, nuk vlen asgjë në fushë”.

Më tej, ai thotë se nuk ishte francezi në kërkesat e trajnerit: “Junajtid nuk i dha Murinjos mesfushorët që ai kërkonte, pavarësisht këshillës së dhënë Uduardit verën e shkuar, prandaj sot është i detyruar që të shikojë Pogbanë si lojtarin që  humbet më shumë topa në Premier Ligë”.

Nuk mungon as shigjeta e fundit në drejtim të kampionit të botës, që po shkon në gjurmët e Balotelit: “Talenti i tyre është në proporcion të kundërt me profesionalizmin e tyre”. Pas lëshimit të “bombës” së radhës në shtëpinë e Junajtid, si do reagojnë Pogba me shokë përballë Mout?

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi kërkon të bëjë Barcelonën me krahë, zbulohen objektivat

Delo.autor

U largua nga Napoli, Sarri tregon arsyen: Kisha probleme me presidentin

Isa.Autor

TOTTENHAM-BAYERN MUNICH/ Dy nënkampionët e Europës synojnë 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment