Champions League Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ CHELSEA-T/ Nga skema tek ekipi, Zidane ka një mal me dilema

Reali i Madridit është stërvitur ditën e djeshme në “Valdebebas” për herë të fundit përpara udhëtimit drejt Londrës. Por, kjo seancë stërvitore nuk i ka larguar ende dyshimet që ka trajneri për mënyrën si do të luajë dhe për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës. Ideja e tij është të luajë me më të mirët, por nuk i ka bërë zgjedhjet. Ramos është rikthyer, Hazard kërkon një vend si titullar, ndërsa Valverde pret përgjigjen e testit për të qenë negativ nga COVID-19. Këto janë disa nga çështjet që trajneri duhet të zgjidhë përpara ditës së nesërme.

DILEMA PËR SKEMËN – Mbrojtja me 4 apo me 5? Kjo është një nga dyshimet më të mëdha të trajnerit Zidan. Rafael Varan është mungesë e sigurt dhe këtë e ka konfirmuar klubi, por mbetet për t’u kuptuar nëse do të luhet me 4 apo me tre mbrojtës. Naço, Militao dhe Ramos mund të jenë në qendër dhe dy të tjerë anësorë më të avancuar. Mendi rikthehet nga dëmtimi, ndërsa Marselo do t’i bashkohet ekipit në ditën e ndeshjes për shkak të zgjedhjeve në Asamblenë e Realit të Madridit. Edhe krahu i djathtë i mbrojtjes ka shumë të paqarta. Nuk do të jenë as Karvahal dhe as Lukas Vaskez, ndërsa Valverde nuk po del ende negativ nga COVID-19. Shpresat janë që të jetë gati.

RAMOS GATI – Kapiteni nuk u përfshi në listë kundër Osasunës, por të gjitha gjasat janë se do të jetë gati kundër Çelsit. Prej disa ditësh ai po stërvitet me grupin, por nuk dihet nëse mund të garantojë si titullar. Në këtë vit të ri ai ka luajtur vetëm tri ndeshje. Militao dhe Naço kanë bërë mjaft mirë dhe një opsion është që Ramos të aktivizohet gjatë ndeshjes sepse të gjithë e dinë eksperiencën që i sjell skuadrës dhe karakterin që ka në fushë.

VALVERDE PRET – Federiko Valverde mund të jetë sekreti i formacionit madrilen. Në pritje të përgjigjes së tij prej COVID-19, Zidan po mendon se çfarë mund të bëjë me të. Ai ka fizikun e duhur për ta përballuar Çelsin, por ritmi mund t’i mungojë sepse ka 5 ndeshje pa luajtur. Ai mund të aktivizohet si mbrojtës i djathtë në skemën me 5, por edhe Odriozola është një opsion i besueshëm. Pavarësisht faktit se te Reali i Madridit nuk ka dhënë aq sa duhet, ai ka mbështetjen dhe besimin e trajnerit francez.

HAZARD DO SHANSIN – Zinedin Zidan e aktivizoi si titullar kundër Osasunës. Në pjesën e parë ai dha shkëndija pozitive, pavarësisht se luante si titullar pas 2 muajsh. Tani dyshimi është nëse ai mund të luajë titullar në një sfidë kaq të luftuar dhe të rëndësishme. Por, prezenca e tij do të përjashtojë një nga lojtarët e rëndësishëm të sulmit si Asensio apo Vinicius, duke parë që Benzema është i paprekshëm. Një tjetër mundësi në sulm mund të jetë edhe Rodrigo, i cili në pjesën e dytë kundër Osasunës pati minuta mjaft pozitive.

Related posts

Skedina në Europa League, ja parashikimi për sot

Q.Autor

SKRINIAR lëshon sfidën/ Mezi pres të përballem me MESSIN dhe RONALDON

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Koke, Griezmann ndëshkon Liverpool. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment