Futboll Shqipëri Sport

KATASTROFALE/ Klubet e Superiores në KOLAPS financiar, koha që FSHF të vendosë rregulla të…

Skënderbeu bojkotoi një ditë stërvitjen, Luftëtari vendosi alarmin për financat duke paralajmëruar shpërbërjen, ndërsa në Vlorë dhe Kamzë ankohen nën zë për rroga të pamarra. Këto janë vetëm disa shembuj që janë bërë publikë, paçka se në shumicën e klubeve të Kategorisë Superiore vonesat e pagave të futbollistëve janë bërë tashmë një rutinë e përvitshme. Mirëpo, sezoni 2018-2019 duket se e gjeti futbollin shqiptar në një kolaps financiar, si kurrë më parë. Kriza ekonomike po merr përmasa gjigante dhe për këtë mjafton të pyesësh në çdo klub.

Në elitën e futbollit shqiptar janë me pikatore skuadrat ku ka një korrektësi në dhënien e pagave, bazuar në datën e përcaktuar të çdo muaji. “E keni marrë rrogën?”, pyesin njëri-tjetrin lojtarët në çdo ndeshje të Superiores. Më pas… qeshin me njëri-tjetrin. Një situatë tragjikomike, që tregon edhe një herë se sa profesionist është futbolli në Shqipëri. Natyrisht, lojtarët firmosin si profesionistë dhe kanë të drejtën për të paditur klubet, paçka se firmosin nga dy kontrata dhe ato që njihen në FSHF shkojnë në 90% të rasteve jo me deklarimin e plotë të pagave. Por, çfarë duhet të bëjë FSHF në këtë kaos me financat në Superiore? Nuk duhet të shkosh shumë larg, por në shtetin fqinj, Itali, aty ku natyrisht rregullat zbatohet shumë më mirë se në Shqipëri, por gjithsesi ka shembuj, që nëse ka vullnet nga të gjitha palët, mund të bëhen realitet edhe në vendin tonë. Shembulli italian Edhe në Itali shumë klube kanë qenë në krizë financiare gjatë dekadës së fundit, teksa kanë falimentuar duke e nisur gjithçka nga zero.

fshf-logo-standartizim

Në vendin tonë FSHF ka toleruar sistematikisht klubet, edhe pse ato nuk kanë asnjë garanci për ekzistencën. Për një garë serioze ku të gjithë të ndihen të barabartë, ka ardhur koha që institucioni i futbollit shqiptar të vendosë si kusht për klubet “ngrirjen” e të gjitha rrogave për një vit në bankë që para fillimit të çdo sezoni futbollistik. Ky do të ishte shpëtimi i futbollit shqiptar në këtë situatë. E mbani mend se çfarë ka ndodhur me klubin e Sienës në vitin 2014? Skuadra italiane ku ka bërë emër edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, nuk kishte 4 milionë euro garanci për pagat e lojtarëve, në mënyrë që të regjistrohej në ligë.

Në këto kushte, klubi falimentoi, edhe pse marka e tij vlerësohej me 25 milionë euro. A do të ndodhë vallë një shembull i tillë edhe në Shqipëri?! Problemet sa vijnë dhe shtohen, madje në elitën e futbollit shqiptar. Dhe kur ndodhin kolapse financiare në Superiore, çfarë mund të presësh në Kategorinë e Parë apo në Kategorinë e Dytë, ku ndeshjet janë kthyer në humor sportiv. Një situatë e rëndë, me klube që nuk japin kurrfarë garancie dhe nuk kanë të qartë as listën e borxheve që kanë të mbartura ndër vite.

Related posts

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Sadik.Autor

Ish-Presidenti brazilian komenton Botërorin nga burgu

Sadik.Autor

“MAKINA E GOLAVE”/ Ylli i Manchester City “fluturon” në katin e 65-të

Isa.Autor

Leave a Comment