Futboll La Liga Sport

KLASIKJA/ River dhe Boca japin BESËN, FINALJA do të luhet në këtë stadium

Ndeshja e kthimit e Superclasico mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet më 9 dhjetor në Madrid dhe ky është një vendim i pakthyeshëm. Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga presidenca e Conmebol, pavarësisht kundërshimit të dy skuadrave të Buenos Aires, që nuk dëshironin të udhëtonin deri në Madrid për këtë sfidë, larg tifozerive të tyre. Presidenti i Conmebol, Alejandro Dominguez, ka komunikuar personalisht me të dyja klubet dhe ka shtuar se shitja e biletave ka nisur dhe ky proces nuk do të kthehet pas.

Numri 1 i Conmebol tha se ka marrë besën nga presidentët e dy klubeve, Daniel Angelici (Boca Juniors) dhe Rodolfo D’Onofrio (River Plate) se kjo finale e dytë do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me 100%. “Nëse ka një gjë për të cilën jam i sigurtë është se kjo ndeshje do të luhet në Madrid dhe asgjë nuk do ta kthejë këtë vendim”, tha Dominguez, presidenti i Conmebol, që ka konfirmuar gjithashtu se biletat për këtë ndeshje do të blihen përmes kartave të identitetit, për motive sigurie dhe se biletat nuk mund të rishiten në tregun e zi.

Related posts

BARCELONA E PAPËRMBAJTSHME/ Suarez ia kalon dhe “Jashtëtokësorit”, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Eibar-Barcelona, Cucurella kalon vendasit në epërsi

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË ME RIVALËT E JUVENTUS/ Ylli Aguero: Më thanë hajde këtu, imagjino treshen sulmit të frikshëm me…

Delo.autor

Leave a Comment