Futboll Shqipëri Sport

“EURO 2020″/ Duka KOMENTON shortin, tregon grupin që NUK do e donte kurrë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e “Euro 2020” nga Dublini. Kreu i Institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë e pranoi se shorti i solli kundërshtarë të vështirë, por beson se ekipi i Shqipërisë do të bëjë mirë në këto eliminatore. Presidenti tregon se donte vetëm të shmangte grupin e Holandës dhe Gjermanisë. Nga Dublini ka treguar dhe për mënyrën se si po e pret Kosova sfidën ndaj Anglisë në “Wembely”.

Shorti – “Jam më shumë i kënaqur, se i pakënaqur nga shorti. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandë. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë. Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë”.

Kreu i FSHF-së tregoi se si po e përjetohet grupi i Kosovës nga Federata e tyre. “Jam në tavolinë me stafin e Kosovës dhe janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë. Mendojnë se do e fitojnë edhe në ‘Wembley’. Zëvendëstrajnerit po qesh, ndërsa presidenti Ademi e ka shumë seriozisht”, tregoi Duka për “Supersport”.

Related posts

“Vulgar”, “egoist”, “një fatkeqësi”/ Mediat braziliane shpërthejnë kundër Neymar

Sadik.Autor

“Icardi është për të ardhur keq, fajin e ka…”/ “Shpërthen” sërish motra e yllit “Zikaltër”

Delo.autor

STATISTIKA/ Nga ndeshja me Sasuolon te kryegolashënues i Seria A , njihuni me shifrat e Ronaldos

F.autor

Leave a Comment