Futboll Shqipëri Sport

Kontribuoi një jetë të tërë për futbollin shqiptar, FSHF-ja nderon PERSONALITETIN

Federata Shqiptare e Futbollit nderoi ditën e sotme fotoreporterin veteran të futbollit shqiptar Luigj Preçi në një ceremoni të veçantë. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Sekretari i FSHF-së Ilir Shulku i dha çmimin e Mirënjohjes Preçit bashkë fanelën e personalizuar të Kombëtares me emrin e tij.

“Luigj Preçi, një prej fotoreporterëve më pasionant të sportit dhe kryesisht, futbollit, për afro 60 vjet, ka ndjekur shumë veprimtari kombëtare, në nivel kampionati dhe kupe Shqipërie, si edhe përballjet ndërkombëtare. I cili me pasion ka pasqyruar përmes fotove një pjesë të fubollit shqiptar.

FSHF e respektoi punën dhe kontributin e tij, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuroi mirënjohjen e institucionit të futbollit për kontributin e tij të gjatë. Ajo u shoqërua me bluzen e personalizuar të ekipit kombëtar me emrin e Luigj Preçit dhe numrin 80.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura te sportit shqiptar, gazetarisë dhe familjarë të tij.”

Related posts

ZYRTARE/ Një tjetër goditje nga Bajerni këtë merkato vere, kampionët e Gjermanisë prezantojnë sulmuesin 17-vjeçar

F.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Hapet rruga për shitjen e Joao Cancelo, ja klubet në garë

Delo.autor

LeBron James me hap legjende, 44 pikë në fitoren e Cavaliers ndaj Boston Cetlics

Sadik.Autor

Leave a Comment