Futboll Shqipëri Sport

KORÇARËT NË KRIZË/ Shehi: Teqja portieri më i mirë në Superiore, ja pse po vuan Skënderbeu

Ka përfunduar supersfida e kësaj jave midis Kukësit dhe Skënderbeut me fitoren minimale 1-0 të verilindorëve, ndërsa pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport” ka folur edhe trajneri i korçarëve, Orges Shehi i cili u shpreh:

Një humbje është gjithmonë e papritur, sa keq të vjen?

Të dhemb, sepse është një humbje që mund ta evitonim. Nuk është se e pësuam nga trysnia e kundërshtarit. Është humbje që dhemb dhe vjen në një moment jo të mirë.

Ky është një moment i vështirë, si mendoni se mund të ngriheni?

Për herë të parë në këtë kampionat vijmë pas 3 ndeshjes pa rezultat pozitiv. Jemi skuadër komplet ndryshe nga vitet e tjera. Futbolli i tillë është. Na dhemb sot por duhet të punojmë që të qeshim nesër.

Ndërhyrja e portierit ndaj Ethemit? Çfarë mendimi keni?

Sigurisht që është një moment i evitueshëm. Por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vet ne ata pozicion e humbet toruan kur kundërshtari në presion, dhe nuk bën ndërhyrje dhe gabon. Kjo ndodh, i ka ndodhur Aldos. Nuk duhet ta kryqëzojmë Aldon, por duhet t’i japi kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri.

Mendoni se po vuani te pozicioni i Bregut, Gripshit apo edhe Filit?

Janë të rinj dhe objektivat kur fillojnë dhe ndryshojnë nga fillimi, nga mesi dhe nga përfundimi i fazës së parë, janë pak në presion. Nuk duhet të bien në presion, ua kam thënë edhe personalisht ua them dhe këtu në media. Kërkojnë të marrin shumë përsipër dhe nuk dalin te loja e vet. Nuk duhet të bien në presion, dhe nuk duhet të ndjehen sikur duhet t’i zgjidhin ata gjithmonë ndeshjet.

Mu duk e lehtë fitorja e Kukësit dhe sa i kënaqur je me sulmin?

Kjo i shkon edhe asaj që thash më parë. Na dhemb shumë, humbëm një ndeshje që nuk duhet ta humbnim. Për sa i përket sulmit, them që pres më shumë nga i gjithë reparti. Ndoshta e gjithë pjesa para që janë të rinj ndoshta ndjehen në presion dhe nuk janë mësuar akoma me qenë edhe në presion të rezultatit. Duke parë që edhe objektivat pas fazës së parë ndryshuan dhe ndoshta nuk janë të pjekur për të mbajtur presionin.

Si do ta zgjidhni vazhdimësinë e kësaj situate duke qenë se janë edhe të rinj?

Është një situatë jo e mirë dhe ne për këtë unë personalisht kisha menduar që ta lija skuadrën pushim, kam menduar që skuadra të jetë pasnesër në Korçë, për të qenë bashkë dhe jo për ta bërë dramatike. Njeriu duhet të qeshi dhe të qajë me masën. Duhet të punojmë dhe jo të mërzitemi më shumë seç duhet duke humbur masën, fillojmë të hyjmë në humbjen e besimit. Dhimbjen do ta kthejmë në forcë.

Related posts

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Penallti për “Demat”, e pabesueshme çfarë bën Dejvi Bregu (VIDEO)

Delo.autor

Pas eliminimit nga Championsi, PSG gati të shkarkojë trajnerin

Q.Autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Zvicra përmbys Belgjikën për 18 minuta, mbyllen pjesët e para (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment