Futboll Sport

STATISTIKAT E SFIDËS/ Juventusi ka rekord për ndeshjet debutuese, Vlahoviç kërkon ta bëjë sefte ndaj Udinezes

Dushan Vlahoviç e ka nisur mbarë këtë sezon, duke shënuar 4 gola në 3 miqësere vere për Juventusin, ndonëse sfidën e vërtetë do ta ketë sonte, në transfertë kundër Udinezes. Edhe pse sulmuesi serb di sesi të trembë qoftë me prezencën e tij në fushë friulanët, të cilëve i ka shënuar 4 herë me bluzën e Fiorentinës, për çudi, në një vit e gjysmë me Juventusin, ai jo vetëm që nuk i ka realizuar, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje kundër tyre.

udineze juventus

Por ndoshta sonte në mbrëmje është nata e duhur për të thyer këtë tabu. Aq më tepër që statistika e ndeshje të muajit fusht për të thotë se serbi ka një mesatare prej 1 goli çdo 88 minuta, në ndeshjet e para të Serisë A. Ndërkohë, ja disa statistika të tjera për sfidën:

– Juventusi është i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit ndaj Udinezes (12 fitore dhe 2 barazime). Suksesi i fundit i friulanëve është ai në korrik 2020, më përmbysje 2-1.

– Hera e fundit që Juventusi dhe Udineze janë ndeshur së bashku në javën e parë të kampionatit ka ndodhur më 22 gusht 2021, takim i cili përfundoi në barazim 2-2.

– Juventusi është skuadra që ka fituar më shumë se kushdo tjetër në Italia, ndeshjet hapëse të kampionatit (59 raste, shtatë më shumë sesa ndjekësja e tyre më e afërt në këtë renditje).

– Juventusi e mbajti 20 herë nga 38 në total të paprekur portën e tij në kampionatin e kaluar. Më mirë sesa bardhezinjtë mundën të bëjë vetëm Lacio (21 ndeshje pa gol) dhe Barcelona (22 ndeshje pa gol).

– Masimiliano Alegri do të kërkojë kundër Udinezes fitoren e tij numër 250 në karrierë. Ai është trajneri i dytë që do të prekte këtë shifër, që prej sezonit 1929-1930, ndërsa përpara tij nga italianët e stolit qëndron vetëm Xhovani Trapatoni me 319 fitore.

– Federiko Kieza ka qenë protagonist në 5 gola kundër Udinezes, në Serinë A (2 realizime dhe 3 asiste). Vetëm kundër Milanit dhe Bolonjës (6 gola protagonist), sulmuesi i Juventusit është përfshirë në më shumë shënime.

Related posts

Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

Sadik.Autor

14 RASTE POZITIVE ME COVID-19 TEK GENOA? Ministri i Sporteve flet për ndaljen e Serie A

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS NË “WANDA METROPOLITANO”/ Biletat kushtojnë sa një shtëpi në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment