Futboll Sport

KRITIKON TIFOZËT QË I FISHKËLLYER/ ​Ramos: Respektojini personalitetet e futbollit, janë të…

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i është përgjigjur tifozëve të cilët e kishin fishkëllyer gjatë ndeshjes së djeshme të finales së Kupës së Botës për Klube, duke thënë se tifozët duhet t’i respektojnë personalitetet e futbollit.

Të shtunën, Real Madridi u përballë me Al Ain në stadiumin e qytetit në Abu Dhabi dhe tifozët në tribunat e stadiumit ende mbanin inat ndaj spanjollin për ndërhyrjen që e kishte bërë ndaj Salahut në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Sa herë Ramosi e prekte topin gjatë ndeshjes, ose edhe vetëm afrohej te topi, tifozët fillonin menjëherë të fishkëllejnë, duke ia kujtuar Ramosit se ata nuk e kanë harruar ndërhyrjen në Kiev sezonin e kaluar.

“Fishkëllimat janë të pashpjegueshme. Mendoj se ju duhet t’i respektoni personalitetet e futbollit”, ka thënë Ramos pas përfundimit të ndeshjes, përderisa ishte duke e festuar triumfin e tretë radhazi në Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, fishkëllimat duket se nuk i penguan Ramosit shumë. Real Madridi arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 4-1 kundër Al Ain, duke e fituar për të tretin vit radhazi trofeun e Kupës së Botës për Klube

Madje, edhe Ramosi arriti ta shënonte një gol, pas golit të Luka Modricit, Marcos Llorentes dhe një autogoli nga Nader Moustafa.

Kjo ishte finalja e 25-të për Ramos, duke i përfshirë ndeshjet edhe për Real Madridin edhe për Kombëtaren e Spanjës. Nga këto 25 finale, ai ka triumfuar në gjithsej 18 prej tyre.

Related posts

INTER LARGON NJË TJETËR LOJTAR/ Nisin negociatat me klubet e interesuara, ja emrat

Delo.autor

Vdes ish-ylli i Barcelonës pas një sulmi në zemër teksa po ecte në rrugë

Q.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK LAZIO/ Portieri Strakosha drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment