Futboll Shqipëri Sport

KRIZA E LUFTËTARIT/ Bashkia Gjirokastër distancohet: E kemi paguar pjesën tonë…

Luftëtari u rikthye nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore në përfundim të sezonit 2015-2016, me mbështetjen e fuqishme financiare nga ana e presidentit aktual Grigor Tavo, si dhe Bashkisë së Gjirokastrës.

Ky sukses i Luftëtarit “kulmoi” me kalimin e klubit Luftëtari nga organizatë jofitimprurëse, në sh.a (Shoqëri Aksionare), nëpërmjet VKB (Vendim i Këshillit të Bashkisë) nr:31, datë 15/07/ 2016. Bashkia Gjirokastër, me miratimin e këtij vendimi, posedon 25% të aksioneve, ndërkohë që 75% të aksioneve menaxhohen nga presidenti Grigor Tavo.

luftetari

Marrë shkas nga zhvillimet e fundit brenda klubit të Luftëtarit, lidhur me situatën e rënduar financiare të ekipit bluzi. Zamira Ramin, kryetaren e Bashkisë Gjirokastër, e cila interesimit të gazetës iu përgjigj shkurtimisht. “Bashkia ka paguar çdo detyrim ndaj sh.a-së.

zamira-rami

Unë nuk kam pse të dal me prononcime menaxhimi financiar, se nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e saj. Kam dhënë lekët 100%”, u shpreh shkurtimisht krybashkiakja Rami. Kujtojmë se për vitin 2018 Bashkia Gjirokastër për ekipin e futbollit Luftëtari vuri në dispozicion 230 milionë lekë të vjetër.

Vjollca Koka- Në të njëjtën linjë me kryebashkiaken Zamira Rama është dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Vjollca Koka, e cila mes të tjerave, lidhur për pozitat e Luftëtarit në klasifikim dhe ngërçin financiar, u shpreh: “Ne si Këshill Bashkiak sa herë që është folur dhe diskutuar për ekipin e Luftëtarit i ngremë duart të gjithë dhe votojmë unanimisht. Luftëtari është trashëgimi e qytetit tonë dhe jemi krenarë për të.

bandicam 2018-12-07 14-59-15-962

Të tërë të kontribuojmë që të mos e humbim këtë vlerë, të cilën me plot gojë do ta quaja vlerë e shtuar. Unë jam gjirokastrite, me profesion mjeke, dhe Luftëtari më lumturon kur dëgjoj dhe e shoh mirë. Saktësisht, s’mund të them më shumë se kaq, por bashkia me në krye zonjën Zamira Rami është treguar korrekte dhe më shumë se duhet e angazhuar kur flitet për Luftëtarin.

Jo vetëm anëtarët e forcës sonë politike, LSI, por dhe të PS-së dhe PDsë asnjëherë nuk kanë hezituar të mos jenë bashkëpunues në miratimin e fondeve të buxhetit për sportin, veçanërisht futbollit. Jemi bashki e vogël, me halle shumë, por futbollin s’e kemi braktisur kurrë”. Në fund ka edhe një apel për biznesmenët vendas dhe qytetarët gjirokastritë: “Edhe njerëzit e thjeshtë sa të mundin të kontribuojnë për Luftëtarin, pse jo edhe biznesmenët e tjerë të qytetit”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Nuk mjafton karantina, Juventusi kalon në “sitë” të gjithë lojtarët

Delo.autor

Ditë prezantimesh te Levante, Sadiku shkel për herë të parë tapetin e stadiumit

Q.Autor

Franca tregon shenja të favoritit gjatë miqësores me Irlandën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment