Futboll Premier League Sport

EMERY NË HALL/ Drama e mbrojtësit të Arsenalit, DËMTIMI i kushton sezonin

Arsenali ka marrë një lajm të hidhur nga infermieria, sepse qendërmbrojtësi Rob Holding nuk do të luajë më këtë sezon, për një dëmtim të rëndë në ligamentin krociat në gjurin e majtë. Mbrojtësi 23-vjeçar u dëmtua në barazimin 2-2 të Topçinjve në Old Trafford, ndaj Manchester United, kur u përplas në fund të pjesës së parë me Rashford.

Me emërimin e Unai Emery në drejtimin e Arsenalit Holding u bë lojtar kyç, duke luajtur 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndaj dëmtimi i tij është një lajm shumë i keq për trajnerin spanjoll.

“Rob do të operohet ditët e ardhshme dhe riaftësimi pritet të zgjatë 6 deri në 9 muaj”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Dëmtimi i Holding shton hallet e Arsenalit, sepse mbeten të dëmtuar edhe qendërmbrojtësi Laurent Koscielny dhe mbrojtësi i majtë Nacho Monreal.

 

Related posts

VIDEO/ Atletico Madrid dyfishon rezultatin, Torres rikthehet tek goli

Q.Autor

EKSKLUZIVE/ DASHURIA PËR KOMBIN: BALE i jep fund “torturës” dhe zbarkon në Rinas

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment