Futboll Seria A Sport

KRIZA E REZULTATEVE/ Genoa “ka harruar si fitohet”, Juriç bën gati valixhet

Pankina e teknikut kroat të Genoas, Ivan Juriç, duket se është lëkundur fuqishëm këtë pasdite, pasi skuadra e tij dështoi të rikthehet te fitorja, që i mungon prej shumë javësh.

Pas barazimit në derbin e Gjenovës, këtë javë kuqeblutë u përballën në transfertë me Torinon, sfidë nga e cila dolën kokë-ulur, pasi u mposhtën me rezultatin 2-1.

Gjithçka u komplikua që në fillim për Genoan, pasi mesfushori me eksperiencë, Romulo u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 28’. Gjithsesi ishte i riu Kouame ai që “ndezi” një dritë shprese, duke shënuar në portën e Sirigut në minutën e 36 dhe duke kaluar miqtë në avantazh.

Megjithatë 5 minutat shtesë të akorduara në pjesën e parë i mjaftuan Torinos që të shënojë dy herë, fillimisht me Ansaldin dhe më pas me Belottin, dhe të përmbysë rezultatin.

Dy sfidat e tjera të kampionatit italian përfunduan pa fitues, pasi Frosinone dhe Cagliari nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, ndërsa Sassuolo e Udinese nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Related posts

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult: Gati ta mposhtim Skënderbeun

Q.Autor

Mavraj “në dilemë”/ Skuadra e madhe GREKE mendon për mbrojtësin kuqezi

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË ZBRET NË FUSHËN E BLERTË/ Mësoni përballjet e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment