Futboll Sport

SKENARËT PËR VENDIN E PARË/ Shqipëria për pikë në Izrael dhe fitore me Skocinë

Fitorja me përmbysje e Izraelit me Skocinë në Haifa ka kthyer ekuilibrin e plotë sa i përket pozicionimit të skuadrave në Grupin A të Ligës D.

Pasi është luajtur gjusma e takimeve, të trija skuadrat kanë grumbulluar nga 3 pikë, me nga një fitore dhe një humbje.

Skocia është në vend të parë me golaverazh pozitiv, 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, Izraeli renditet i dyti me 2 gola të shënuar dhe po 2 të pësuar dhe në fund Shqipërisë me 1 gol të shënuar dhe 1 të pësuar.

Pra, kuqezinjtë dëmtohen nga golaverazhi negativ në klasifikimin e përgjithshëm.

Të dielën, skuadra e Panuccit duhet patjetër të marrë rezultat pozitiv në “Beer Sheva”, për të patur shanse të mira për kualifikimin. Janë disa skenarë, që e kualifikojnë Shqipërinë.

Fakti që ndeshja e fundit në grup është ajo mes Skocisë dhe Izraelit e detyron Shqipërinë që, përveçse të mos humbasë në takimin e radhës me Izraelin, të fitojë edhe me Skocinë në takimin e 17 nëntorit në “Loro Boriçi”, që të mos varet nga rezultati i përballjes së 20 nëntorit, në “Hampden Park” mes skocezëve dhe izraelianëve.

Nëse Shqipëria fiton me Izraelin, barazimi me Skocinë në Shkodër nuk mjafton për vendin e parë, nëse skocezët fitojnë ndeshjen e fundit me Izraelin.

Nëse kuqezinjtë marrin një pikë në Beer Sheva, atëherë duhet patjetër duhet të fitojnë me Skocinë, për të siguruar vendin e parë, shkruan “SS”

Ekziston dhe një skenar që Izraeli të fitojë me Shqipërinë, kuqezinjtë të mundin Skocinë dhe skocezët të fitojnë në fund me Izraelin, që do ta përcaktonte fituesin e grupit në bazë të golaverazhit të përgjithshëm.

E njëjta gjë vlen edhe nëse Shqipëria fiton me Izraelin, por humbet me Skocinë, dhe kjo e fundit ndëshkohet në shtëpinë e saj me Izraelin. Në bazë të këtij skenari, Shqipërinë do ta ndihmonte fitorja me diferencë golash, në rastin e parë me Skocinë dhe në të dytin me Izraelin.

Nëse tre takimet e fundit përfundojnë të gjitha barazim, renditja nuk do të ndryshonte, Shqipëria do të renditej e fundit në grup.

Related posts

Mediat botërore raportojnë për vdekjen e Fadil Vokrrit

Sadik.Autor

Legjenda e ARSENALIT në kërkim të një pune, kontakte me skuadrën e njohur angleze

Isa.Autor

Duel SHQIPTARËSH, Hysaj dhe Berisha “përplasin”  dhëmbët ditën e sotme

Q.Autor

Leave a Comment