Futboll Kategoria Superiore Sport

KTHEHEN 2 TITULLARË/ Teuta me “MARSH” kampionësh, stafi teknik mundohet që…

Teuta nuk ka në plan të ndalet. Vendi i 4-t nuk u mjafton durrsakëve, ndaj tashmë do tentojnë parakalimin e Kukësit dhe Skënderbeut (që kanë vetëm një pikë më shumë se të besuarit e Shkëmbit).

 

Kanë 9 javë radhazi që nuk e njohin humbjen dhe kjo ecuri i bën jo vetëm ekipin e momentit, por u ka shtuar edhe “oreksin” për të tentuar shumë më shumë sesa një vend në Kupat e Europës.

Sigurisht që 6 pikë nga vendi i parë nuk është se janë pak, por as shumë. Dhe është pikërisht barazimi ndaj Partizanit që e bën Teutën të ecë me “marsh” kampionësh. Megjithatë, stafi teknik mundohet që të mbajë grupin me këmbë në tokë. Skuadra ka arkivuar ndeshjen e fundit dhe ka filluar përgatitjet për Kastriotin.

Edhe pse përballë do të kenë një ekip që lufton për mbijetesë, kjo e bën të vështirë këtë 90- minutësh. Kundërshtari është i etur për pikë, ndaj në këtë transfertë do të udhëtojnë më të mobilizuar se kurrë. Për fatin e mirë, Bledi Shkëmbi do të ketë një organikë më të plotë.

Gerhard Progni dhe Fabjan Beqja kanë ezauruar pezullimin prej të verdhëve, ndaj pritet që Teuta të udhëtojë me “artileri” të rëndë drejt Fushë-Krujës. Tashmë që kanë rikthyer edhe tifozët në stadium, durrsakët janë më besimplotë se kurrë se mund të shkojnë larg.

Related posts

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, cilët janë 3 njerëzit e sportit të përfshirë në skandal (EMRAT)

Q.Autor

MILANI “PA FRENA”/ Kuqezinjtë shënojnë një tjetër SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën

Isa.Autor

Leave a Comment