Futboll Seria A Sport

IRONIA “THERËSE”/ Antonio Kasano: Kush t’ia pasojë topin Higuainit te Milani, gjyshi im? Ikardi është…

Është e pamundur që kur Antonio Kasano është i pranishëm në një studio televizive të mungojnë batutat. Italiani është unik në llojin e tij dhe për ta evidentuar këtë, mjafton të lexoni deklaratat e tij. I ftuar në emisionin “Tiki-Taka”, 36-vjeçari nuk i ka kursyer ironitë.

 

“I kam vënë emrin djalit Lionel, në nder të Mesit. Uroj që të vijë të Interi, por problemi është se do të duhej shitur e gjithë skuadra për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas meje, Interi ka bërë një merkato të mirë, por nëse nuk shënon Ikardi, të tjerët nuk shënojnë. Nëse Ikardi është me temperaturë dy ditë, ekipi nuk shënon. A jeni të sigurt se Ibra nuk do të vijë? Ndoshta po vjen dhe kërkon një kontratë më të gjatë se 6 muaj, në këtë Serinë A aktuale do të ishte ende vendimtar.

 

Teknikisht, Higuain është thuajse po aq i fortë sa Suarez. E cilësoj më të fortë se Ikardin, por e shoh të trishtuar. Kush t’ia japë topin te Milani, gjyshi im? Ikardi është ndryshe, prek dy herë topin dhe të paktën në njërën shënon”, u shpreh Kasano.

Related posts

Fitorja me Teutën “ngroh” xhepat e lojtarëve, ish-presidenti 5 mijë euro premio për shkodranët (FOTO)

Q.Autor

Hamsik: Asnjëherë nuk mendoja, të arrija 500 ndeshje me Napolin

Sadik.Autor

E PARITUR/ SANTOS befason INTERIN, dëshiron t’ia “pronësojë” sulmuesin e huazuar

Isa.Autor

Leave a Comment