Futboll Shqipëri Sport

Ktheu Rejnxhërsin kryesues në Skoci/ GREZDA: Krenar, golat do të vijnë në…

Skuadra e Rejnxhërs kthehet përsëri në kryesimin e kampionatin skocez të futbollit, duke treguar me një fitore 2-1 me përmbysje dhe me 10 lojtarë në fushën e rivalëve të Hearts se i ka të gjitha mundësitë të pretendojë për trofe këtë edicion. Sigurisht, protagonist në këtë sukses për klubin i cili ka kaluar shumë peripeci që pas rënies mes amatorëve, ishte edhe Eros Grezda, i cili ishte titullar në takimin e sotëm.

I aktivizuar në krahun e majtë të mesfushës, ashtu si në ekipin kombëtar, Grezda u shfaq disa herë shumë rrezikshëm para portës kundërshtare, por shpërdoroi raste të mira për të shënuar. Gjithsesi, ai ishte ndër më të mirët në fushë sot dhe pas zëvendësimit në minutën e 64 për arsye taktike, u duartrokit gjatë nga tifozët që kishin ndjekur ekipin në transfertë.

“Jam shumë krenar me mënyrën se si djemtë luajtën sot, ne treguam karakter në këtë sfidë”, u shpreh Grezda pas mbylljes së takimit. “Nuk humbëm asnjëherë besimin edhe kur ishim në disvantazh, u përgjigjëm shpejt dhe në fund morëm diçka pozitive.

Për mua është gjithmonë mirë kur luaj titullar, ndaj dhashë gjithçka që kisha në fushë dhe jam i lumtur që ndihmova skuadrën të merrte tri pikët. Sonte jemi kryesues të kampionatit dhe do t’i gëzohemi këtij fakti.

Është e vërtetë që kisha disa raste, një në pjesën e parë dhe pastaj dy në të dytën, por këtë herë nuk përfunduan në rrjetë. Uroj që në ndeshjen tjetër të shënoj”, tha futbollisti i përfaqësues shqiptare i cili nuk ngurroi të përshëndeste 4 mijë tifozët që kishin udhëtuar për të ndjekur këtë transfertë.

“Tifozët i kemi të mrekullueshëm si gjithmonë. Ata dëgjoheshin sot dhe ishte diçka e këndshme t’i kishim me vete. Kanë qenë fantastikë në të gjithë ndeshjet në këtë sezon dhe uroj që të vazhdojmë të fitojmë dhe t’i kënaqim”, tha Grezda.

Related posts

FITOI CHAMPIONSIN ME BAYERN/ UEFA zgjedh mbrojtësin më të mirë, ja emri…

Delo.autor

LEGANES – REAL MADRID/ Më në fund starton Isco për ndeshjen e “Copa del Rey” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Delo.autor

Leave a Comment