Futboll Shqipëri Sport

LEGJIONARËT/ Buzëqeshin Qaka e Llullaku, SHQIPTARËT janë titullarë në…

Sot janë luajtur ndeshjet e Ligës së parë në Rumani, ku ka pasur edhe përballjes mes shqiptarësh. Bie në sy sfida mes Kalarasi dhe Astrës, ku te kjo e fundit Azdren Llullaku është zëvendësuar në minutën e 91-të të sfidës së fituar 1-2 nga skuadra e tij.

Në sfidën tjetër, Enriko Papa që luan me Botosanin ka pasur si kundërshtar Kamer Qakën. Poli Iasi i Qakës ka triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertë, ndërsa të dy shqiptarë e kanë nisur sfidën si titullarë. Papa është zëvendësuar në të 56’, ndërsa Qaka ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Sa i përket renditjes së ekipeve ku luajnë futbollistët shqiptarë, Astra e Llullakut është në vend të 7-të, Poli Iasi i Qakës në vend të 9-të, ndërsa Botosani i Papës në të 10-tin.

Related posts

PËSOI SULM ANKTHI PAS NDARJES NGA PIQUE? Shakira sqaron si qëndron e vërteta: Njerëz po marr shumë…

F.autor

SHORTI I “KATAR 2022″/ Shqipëria dhe Europa pritet të njohin kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit

Delo.autor

JA PSE QENKA NË FORMË/ Gjimshiti bën “ALAMET GOLI” në portën SERBE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment