Futboll

LEICESTER MPOSHT GUARDIOLËN/ Humbja e tretë për Cityn brenda një muaji

Skuadra e Claude Puel për katër ditë ja ka shuar Chelseat dhe Manchester Cityt ëndrrat në rrugë për titull pasi që të dyja këto skuadra i ka mposhtur. Leicester fitoi me rezulta 2-1 sonte në King Poëer Stadium duke mposhtur kampionët e Premier Ligës të Pep Guardiolës

Humbja e tretë brenda një muaji për kampionin e Premier Ligës Manchester City dhe ajo vije nga kampioni i vitit 2016-të, Leicester City.

Një ndeshje ku City regjistron humbjen e tretë brenda tri jave, pas humbjes nga Chelsea fillimisht në mes të muajit dhe mandej nga Crystal Palace para katër dite dhe sonte kundër Leicester.

City e nisi më mirë pjesën e parë pasi që ishte në epërsi në minutën e 14-të me anë të Bernardo Silvas.

Por Leicester kthehet shpejt në lojë dhe shënon gol në minutën e 19 me anë të Marc Albrighton.

Me rezultat 1-1 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë City luajti më mirë, por ishte Leicesteri që arriti ta fiton ndeshjen.

Një gol i bukur i Ricardo Pereira në minutën e 81 e thelloi edhe më shumë krizën e City të Pep Guardiolës të cilët tani kanë 7 pikë më pak se Liverpooli që e përfundon pjesën e parë të kampionatit më 51 pikë, kurse City më 44 dhe ka humbur pozitën e dytë në tabelë pasi që tani është Tottenham që e ndjek Liverpoolin.

Në anën tjetër Leicester me këtë fitore arrin në kuotën e 28 pikëve dhe gjendet në pozitën e shtatë më katër pikë më pak se Manchester United dhe 9 pikë më pak se Chelsea dhe Arsenal në anën tjetër.

Related posts

NEYMAR I TËRBON TË GJITHË/ Me këtë FOTO zbulon klubin e ri

Delo.autor

SHPALOS OBJEKTIVAT ME EKIPIN “ZIKALTËR”/ Rrëfehet Antonio Konte: Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi…

Delo.autor

Apelimi në KAS, sot afati i fundit për Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment