Futboll Premier League Sport

POGBA “RINGJALLË” EKIPIN/ Solksjaer udhëheq Man Unitedin drejt fitores së radhës

Paul Pogba duket se është ringjallur nën urdhrat e trajnerit të ri, Solksjaer. Ai sonte ka shkëlqyer në Old Trafford duke shënuar dy gola kundër Huddersfieldit. Me këtë fitore Manchester është pesë pikë larg vendit të katër

Manchester United është ringjallur dhe kjo shihet në dy ndeshjet që janë luajtur gjatë kësaj jave.

Sonte, në Old Trafford Manchester United ka mundur me rezultat 3-1 Huddersfield Toën duke shënuar kështu një fitore të rëndësishme për Djajtë e Kuq, në rrugën e tyre për pozitën e katër në tabelë, e cila pozitë dërgon në Ligën e Kampionëve.

Goli i parë u shënua në minutën e 28 nga serbi Nemanja Matic dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Paul Pogba shoë.

Francezi shënoi dy gola të bukur për Manchesterin duke ja siguruar kështu fitoren skuadrës nga teatri i ëndrrave.

Goli i parë erdhi në minutën e 63-të, pasi Pogba mori një top të mirë nga Andre Herrera të cilin e shndërroi në gol, kurse në minutën e 78-të ai shënoi edhe golin e tretë që doli të jetë vendimtar për tri pikët e radhës së Manchester United.

Tërë çfarë bëri Huddersfield ishte një gol në minutën e 88 nga Jorgensen, por që nuk ndikojë në kthimin eventual të skuadrës së fundit në tabelë Huddersfield.

Me këtë fitore, Manchester ngjitet në kuotën e 32 pikëve , pesë më pak se Arsenali dhe Chelsea që janë në pozitën 4 dhe 5.

Related posts

Shpërfytërimi i Flamurtarit/ Nga “aventura” për titull te rreziku i mbijetesës

Sadik.Autor

E PABESUESHME NGA FRANCA/ Kjo “magji” e ish-yllit të PSG-së do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)

Delo.autor

Një gjeolog zbulon makthin më të madh të Messit

Delo.autor

Leave a Comment