Futboll Sport

LEONARDO PRANON KRIZËN/ Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso (FOTO)

Milan po kalon një moment të vështirë në kampionat, çka e kanë konfirmuar sot dy drejtuesit e ekipit kuqezi, Leonardo dhe Paolo Maldini. Ata kanë pranuar se rezultatet e deritanishme nuk janë ato që priteshin, por pavarësisht kësaj ata kanë vendosur t’i japin besim trajnerit Gennaro Gattuso, që do të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë.

“Gattuso nuk do të preket. Ai është trajneri ynë dhe nuk ka patur kurrë një “plan B” apo një alternativë për ta zëvendësuar. Nuk kemi kontaktuar kurrë trajnerë të tjerë, siç është folur së fundi në media”, tha Leonardo, Administratori i deleguar i Milanit.

 

Leonardo beson se gjërat ende mund të përmirësohen: “Unë besoj se Rino ka mundësi të rikthejë harmoninë dhe rezultatet. Milan është si një “makinë që ende mund të riparohet” dhe të arrijë objektivat që ka për këtë sezon. Të renditemi në vendin e katërt. Presidenca e di që po kalojmë këtë moment të vështirë, ku duhet bashkëpunim e mirëkuptim nga të gjithë”.

Për sa i përket merkatos së janarit, Leonardo tha: “Do të jetë një merkato ku do të kemi mundësi të shkëmbejmë lojtarë në të mirë të skuadrës. Nuk mund të përmend asnjë emër. Higuan nuk na e ka kërkuar askush. Ne po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Spal, ku shpresoj të rikthehemi te fitorja”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Uzuni nuk ndalet, protagonist me gol në raundin e dytë ndaj Zalgiris (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Klopp është gati super duelin: Gjithçka mund të ndodhë, në çdo situatë që…

Delo.autor

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Nga Teuta te Partizani dhe Tirana, ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment