Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Starton pjesa e dytë, verilindorët për të mbyllur llogaritë (VIDEO)

Kukësi dhe Kastrioti po ndeshen  në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Të dyja ekipet kërkojnë medoemos pikë për të arritur objektivat e tyre të ndryshëm.

Verilindorët për tu afruar me Partizanin, ndërsa Kastrioti për të qenë sa më afër me Kamzën. Kukësi vjen në këtë takim nga një barazim pa gola me Partizanin, ndërkohë që krutanët janë mundur në shtëpi 0-4 nga Teuta.

LIVE/ Kukësi-Kastrioti 2-0
Limaj 2′, Rexhinaldo 35′ 

KOMENTI

61’ Tjetër zëvendësim nga Kukësi, largohet Valon Ethemi në lojë Arlind Kalaja.

57’ Dy zëvendësime për të dyja ekipet. Kastrioti largon Shehun për Cacën, ndërsa verilindorët largojnë Maliqin dhe në fushë është Rrumbullaku.

53’ William kthen një top në zonë me të majtën, por Limaj është me kohë vonesë për ta devijuar.

46’ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45′ Arbitri i katër sinjalizon 2 minuta shtesë.

44′ Dëmtim i Shametit, pas një përplasje me Husein. Gjirokastriti ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë nuk ka panik, kapiteni është në fushë.

35′ GOOOL Rexhinaldo dyfishon për Kukësin. Një top i ardhur nga goditja e dënimit të cilën e fitoi vet, gjen kokën e sulmuesit që i shpëton mbulimit të mbrojtësit dhe e dërgon me finesë në rrjetë. 

34′ Emiliano Çela ndërhyn ashpër ndaj Rexhinaldos, kryesori Meta e ndëshkon me të verdhë.

33′ Maliqi humbet kundërshtarin dhe i shkakton faull, arbitri i tregon menjëherë të verdhin.

27’ Një top i ardhur nga mesfusha, Shehu udhëheq topin drejt zonës dhe gjendet përballë Frashërit, por ky i fundit pret. Kuksianët protestojnë për pozicion jashtë loje.

20’ Okebugu provon nga një goditje dënimi, por tentativa është shumë e lehtë dhe Frashëri kontrollon me lehtësi.

15’ Loja kontrollohet nga kukësianët, por asnjë rast për tu përmendur në këto minuta.

2′ GOOL Kukësi, Limaj zhbllokon sfidën shumë shpejt për verilindorët. Një gjuajte e fuqishme nga jashtë zone e ka ndalur sferën vetëm në rrjetë. 

Goli i Limajt on Vidnews.

1′ Nis loja.

Related posts

Partizani TRONDITET në Vlorë/ Flamurtarit i mjafton BUSHIC për tre pikët e arta

Isa.Autor

PAS NJË PASIMI NGA GERVINHO/ Kulusevski mesazh Sarrit, ndëshkon Atalantën dhe kërkon ndjesë (VIDEO)

Delo.autor

LUFTËTARI-TIRANA/ Të dyja skuadrat kanë si objektiv mbijetesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment