Futboll Sport

BAJERNI I MYNIHUT URON LEVANDOVSKIN/ Tifozët bavarezë ironizojnë: Kush është ky?!

Kishin kaluar vetëm 46 sekonda nga ndeshja mes Sociedadit dhe Barcelonës kur Robert Levandovski shënonte golin e tij të parë me fanellën e Barçës.

LEVANDOVSKI 1

Të 45 minutat e dyta, sulmuesi 34-vjeçar i bënte një tjetër dhuratë vetes për datëlindje duke realizuar edhe golin e dytë personal të mbrëmjes dhe atë të rezultatit të pjesshëm 3-1 të Barçës.

Përtej miqve e shokëve të rinj e të vjetër, një mesazh urimi për Robert Levandovskin me rastin e datëlindjes dhe golave të parë me Barçën i ka ardhur edhe nga ish-klubi i tij, Bajerni i Mynihut.

 

 

Leva la pak javë më parë bavarezët pas 8 sezonesh, duke firmosur për Barcelonën, me klubin spanjoll që pagoi 45 milionë euro në arkat e Bajernit.

“Gjithë të mirat për datëlindjen tuaj Leva”, uronte Bajerni ish-sulmuesin e vet nëpërmjet llogarisë së klubit në “Twitter”, ku urimi shoqërohej nga një foto e sulmuesit polak me trofeun e Ligës së Kampioneve të fituar me bavarezët në vitin 2020.

Reagimi i tifozëve – Mirëpo mesazhi i urimit të bërë nga Bajerni në adresë të ish-sulmuesit të vet nuk ka kaluar pa u komentuar nga tifozët bavarezë.

Largimi i tij është ende i freskët në mendjen e tifozëve të Bajernit dhe mëria e tyre ndaj polakut nuk është shuar ende.

Një tifoz ka zgjedhur ironinë për të shprehur indinjatën e tij ndaj sulmuesit 34-vjeçar.

“Urim për datëlindje? Kush është ky?”, ka shkruar një tifoz me ironi. Një tjetër ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, pa përdorur ironi apo gjuhë të ndërmjetme. “Do të bënit mirë ta mbyllnit sa më shpejt këtë kapitull… Faleminderit”.

Një tjetër tifoz ka zgjedhur të ironizojë jo vetëm Levandovskin, por edhe vetë klubin e Barcelonës.

“A ka marrë vallë ndonjë rrogë te Barcelona?”, ka theksuar tifozi, ndërsa ironia ka vijuar me një tjetër të tillë. “Nuk më kujtohet që ky lojtar të ketë luajtur për Bajernin”.

Kujtojmë se Robert Levandovski ka luajtur për 8 sezone me Bajernin përpara se t’i bashkohej këtë verë Barcelonës.

Ai ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje për gjigantët e Mynihut, duke shtuar këtu edhe 72 pasime për gol.

Për afrimin e tij nga Bajerni i Mynihut, Barcelona pagoi 45 milionë euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë.

Related posts

“Globe Soccer Awards”: Nderohen Totti dhe Puyol

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-3

Delo.autor

KUPA E GJERMANISË/ Dortmund siguron kualifikimin me përmbysje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment