Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari – Partizani: Raste shënimi dhe gol i anuluar, ndizet sfida në Gjirokastër (VIDEO)

Është duke u luajtur në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të provojnë të masin forcën në këtë përballje delikate. Bluzinjtë e Mezanit kanë në dispozicion edhe një premio prej 15 mijë eurosh për fitoren ndaj të kuqve.

Gega vjen në këtë takim me mungesën e Telushit, ku duket se është është zëvendësuar nga Kote. Tjetër lajm është rikthimi i Asanit. Edhe Mezani ka bërë zgjedhjet e tij, teksa i vetmi ndryshim nga ndeshja e mëparshme është aktivizimi i Ymerajt si titullar.

LIVE| LUFTËTARI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

12′ Pranë golit Partizani me Kristi Koten, mesfushori provon me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

11′ Ibrahimi jep një asist të bukur për Bardhin, ky i fundit gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë vendimi i anësorit.

5′ Shkurtaj del i vetëm në të djathtë të zonës, provon të shërbejë, për Milosavljev, topi shkon në shtyllën e majtë pingule, ndërkohë gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.

2′ Partizani provon të rrezikojë me Trashin, i cili harkon në zonë, por largojnë futbollistët gjirokastritë.

1′ Ka nisur takimi në Gjirokastër.

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Një atak kardiak i merr jetën në moshën 58-vjeçare ish-kapitenin e Luftëtarit…

Delo.autor

NGA IDHULL NË ARMIK/ Conte kthehet në “Allianz”, Juve është veç e kaluara…

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË NË SERIE A/ Në bazë të statistikave dominojnë Milan e Napoli , ja ekipet jashtë liste

Delo.autor

Leave a Comment