Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari – Partizani: Spektakël i Malës, të kuqtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Është duke u luajtur në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të provojnë të masin forcën në këtë përballje delikate. Bluzinjtë e Mezanit kanë në dispozicion edhe një premio prej 15 mijë eurosh për fitoren ndaj të kuqve.

Gega vjen në këtë takim me mungesën e Telushit, ku duket se është është zëvendësuar nga Kote. Tjetër lajm është rikthimi i Asanit. Edhe Mezani ka bërë zgjedhjet e tij, teksa i vetmi ndryshim nga ndeshja e mëparshme është aktivizimi i Ymerajt si titullar.

LIVE| LUFTËTARI-PARTIZANI 0-1

Mala 36′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Asani lëshon një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por grushton portieri Ruçi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Mensah futet bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit që largojnë rrezikun në këndore.

36′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1. Zhbllokohet sfida, të kuqtë kalojnë në avantazh.  Bardhi jep një asist të bukur për Malën, i cili shmang Aleksin brenda zonës dhe gjuan me një qetësi “vrastare” duke mposhtur portierin Ruçi. 

35′ Goditje dënimi për Luftëtarin, Shkurtaj provon me një gjuajtje, por topi shkon shumë larg portës.

27′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit. Ndërkohë ndëshkohet edhe mesfushori shkodran për protesta.

23′ Gjirokastritët fitojnë terren dhe provojnë të shtyjnë para.

19′ Ibrahimi kthen një top të rrezikshëm, te portieri Alban Hoxha, por i vëmendshëm gardiani i kuq, që largon me shpejtësi topin.

12′ Pranë golit Partizani me Kristi Koten, mesfushori provon me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

11′ Ibrahimi jep një asist të bukur për Bardhin, ky i fundit gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë vendimi i anësorit.

5′ Shkurtaj del i vetëm në të djathtë të zonës, provon të shërbejë, për Milosavljev, topi shkon në shtyllën e majtë pingule, ndërkohë gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.

2′ Partizani provon të rrezikojë me Trashin, i cili harkon në zonë, por largojnë futbollistët gjirokastritë.

1′ Ka nisur takimi në Gjirokastër.

FORMACIONET ZYRTARE:

Related posts

E BUJSHME/ Pas largimit të Solskjaer nga Manchester United, ja arsyet e refuzimit të Antonio Conte-s…

Delo.autor

“Ai ishte një m*t për vite”, presidenti i Bayernit mirëpret largimin e Ozil nga Gjermania

Isa.Autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT FRANCEZ/ Guardiola e aktivizon në çdo ndeshje, ja çfarë i ofron klubi

Delo.autor

Leave a Comment