Futboll La Liga Sport

“MAGJIA” QË FRYMËZOI SKUADRËN/ Pamje nga kryevepra e Messit mbrëmë ndaj Espanyolit (VIDEO)

Lionel Messi është i famshëm për të qenit vetëmohues, por edhe ai duhet të jetë habitur kur e ka parë veten të renditur në vendin e pestë në votimin për Topin e Artë në fillim të kësaj jave.

Superylli i Barcelonës, i cili e ka fituar këtë çmim prestigjioz më shumë se çdo futbollist tjetër në histori me përjashtim të Cristiano Ronaldos, mori më pak vota se fituesi i këtij viti Luka Modrici, Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Kjo ishte hera e parë që prej vitit 2006 që Messi, i cili i ndihmoi Barcelonës ta fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Super Kupën e Spanjës këtë vit, lihet jashtë top treshes në Topin e Artë.

Megjithatë, përfaqësuesi argjentinas e bëri Topin e Artë 2018 të dukej qesharak me paraqitjen e tij ndaj Espanyolit të shtunën mbrëma.

Messi pati një paraqitje magjike duke e frymëzuar Barçën drejt triumfit 4-0 ndaj rivalit katalonas.

Gazetari Andy Mitten, i cili e ka përcjell Messin nga afër gjatë karrierës së tij të bujshme, shkroi në Twitter pas pjesës së parë: “Nuk e mbaj në mend një pjesë të parë më të mirë nga Messi. Është për t’u habitur çfarë paraqitje e mirë”.

Messi nuk e uli ritmin as në pjesën e dytë.

Pasi e kishte shënuar një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë dhe kishte dhuruar një asist për Ousmane Dembelen në pjesën e parë, Messi realizoi edhe një tjetër gol nga goditja e lirë në pjesën e dytë.

Related posts

SPEKTAKËL DHE POLEMIKA/ “Los Blancos” fiton derbin me Atleticon dhe shkruan historinë në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

Ajaxi mposht me vështirësi Twenten dhe mban gjallë shpresat për titull

Q.Autor

Bëhet milioner vetëm me 50 cent (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment