Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Klubi i Tiranës njofton tifozët për çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Tirana do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Egnatias, të hënën në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” duke mbyllur dhe javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar tifozët për çmimet e biletave duke thënë që nga sot janë në pikat e shitjes.

Çmimet variojnë nga 400 lekë të reja në 4000 lekë të reja. Në tribunën VIP bileta kushton 3000 lekë dhe 4000 lekë të reja. Në tribunën përballë bileta kushton 500 lekë të reja. Në tribunën pas porte dhe tribunën e skuadrës mike bileta kushton 400 lekë të reja.

POSTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Dalin në shitje biletat e takimit KF Tirana-FK Egnatia e vlefshme për javën e 20 (njëzetë) të kategorisë “Abissnet Superiore”. Biletat i gjeni në pikat e shitjes:

📍 Stadiumi “Selman Stërmasi”

Mos mungo! Eja në stadium, për Tironën.

#bashkëpërtë26 #bashkëpërtironënemodhe”

Related posts

Bilancet e sezonit, Skënderbeu me sukses të trefishtë. Tani luhet për Kupën e “munguar”

Sadik.Autor

TË KUQTË PROTESTOJNË/ Momenti i golit të dyshimtë të Kukësit (VIDEO)

F.autor

SFIDA NDAJ WATFORDIT/ Sarri: Ndeshja është e vështirë, tani duhet…

Delo.autor

Leave a Comment