Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY LUAN ME ZJARRIN/ Në sezonin e ardhshëm UEFA mund të…

Manchester City është duke shkëlqyer në fushë, falë skuadrësn fenomenale që ka ndërtuar Pep Guardiola, por jashtë fushe klubi ka probleme dhe mund të përjashtohet nga Champions League, ndoshta duke nisur nga sezoni i ardhshëm, sepse UEFA ka në plan të marrë masa të ashpra, nëse klubi anglez shpallet fajtor për mosrespektim të rregullave të Fair Play Financiar (FFP).

Një hetim i pavaruar nga qeveria europiane e futbollit është hapur kohët e fundit, pas informacioneve sekrete zbuluar nga Football Leaks dhe publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, ku pretendohet se marrëveshjet e sponsorizimit te City janë bërë vetëm për të anashkaluar rregullin që përcakton sa para mund të futë në klub pronari.

Në një takim të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Dublin, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e përshkroi hetimin si “një çështje konkrete për hetim” dhe premtoi se “shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret”. Deri tani UEFA ka qenë shumë tolerante sidomos në lidhje me shkeljet e klubeve të mëdhenj, por nëse nuk merr masa as tani, është e qartë që serioziteti i organizatës dhe rregulloreve të saj vihen në dyshim të madh, ndaj City rrezikon shumë.

Kampionët e Premier League janë gjobitur më parë me 49 milionë sterlina për shkelje të FFP në vitin 2014, por ia hodhën me aq dhe gjoba u ul në 18 milionë sterlina më pas. Gjithsesi, e-mailet e publikuar nga zbulimet e Football Leaks tregojnë se City ka bërë shkelje shumë më serioze sesa mendohej fillimisht.

Në një korrespondencë nga një prej drejtuesve të lartë të City-t, Jorge Chumillas, zbulohet se një kontratë sponsorizimi prej 68 milionë sterlinash me Etihad Airlines në realitet është paguar nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group (ADUG).

Der Spiegel gjithashtu pretendon se City gjeti një shteg edhe për të paguar të drejtat e imazhit të lojtarëve, të cilët paguheshin nga Abu Dhabi United Group.

Related posts

Nëse ky është lojtar, atëherë ka shpresa për të gjithë! (VIDEO)

Sadik.Autor

Al Khelaifi zgjedh Allegrin, problem kontrata me Juven

Sadik.Autor

DO TË SFIDOJNË KUQEZINJTË/ Flet Ranieri: Kualjarela për ne, si Ibrahimoviç për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment