Futboll Premier League

Van Gaal: Manchester United i tmerrshëm dhe i pabesë, ja si u hakmorra

Louis Van Gaal ka lëshuar një tjetër sulm thumbes ndaj Manchester United, duke insistuar në faktin se është trajtuar në mënyrë të tmerrshme nga klubi i “Djajve të Kuq”. Në vend të holandezit që u largua me kokën lart pas fitores së FA Cup 2016, u emërua portugezi Jose Mourinho, që pak muaj më parë ishte shkarkuar nga Chelsea. Në vijim u zbuluan prapaskenat, sipas të cilave “Special One” kishte patur kontakte me United që 6 muaj përpara emërimit në vend të Van Gaal.

“Mendoj se mënyra me të cilën më trajtoi Manchester United ishte e tmerrshme dhe e pabesë. Kam patur shumë kërkesa pune pasi u largova nga United. Përfaqësuesja belge dëshironte që të bëhesha trajneri i tyre. Por fatkeqësisht nuk munda të pranoj asnjë vend pune për një vit, për shkak të kushteve të përcaktuara nga Manchester United në kontratë. Kështu humba rastin në Belgjikë, mes shansve të tjera, pavarësisht se mendoja që do të ishte një sfidë fantastike”, u shpreh Van Gaal.

“Jam penduar që e lash të më ikte ai shans. Në aspektin e termave sportivë ishte një idiotsi. Por, në atë periudhë mendoja vetëm për mënryën se si të hakmerresha ndaj United dhe t’i detyroja që të paguanin çdo qindarkë nga shuma e përcaktuar në kontratë. Krejt e kundërta ndodhi kur u largova nga Barcelona. Presidenti i atëhershëm Josep Núñez u soll me mua në mënyrë fantastike. Jo të gjithë në botën e futbollit janë fallso”, rrëfeu Van Gaal për “De Volkskrant”.

Related posts

Premtimi i Bartomeut për Busquets, futbollisti po pret…

Sadik.Autor

Perez po pregatit një ofertë të majme për të ofruar sulmuesin e Liverpoolit në Madrid 

Isa.Autor

EGNATIA-DINAMO/ Ademi përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe ndëshkon “Të Blutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment