Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Tulipanët mposhtin Kampionen e botës

Holanda ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kampiones së botës, Francës me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Franca kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Holandës në Grupin 1 të Ligës A, mirëpo sonte skuadra  e Ronald  Koeman e mposhti sonte në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje u shënuan dy gola, atë e shënoi mesfushori i Liverpoolit Georginio Wijnaldum në pjesën e parë dhe në fund të pjesës së dytë Memphis Depay nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Holanda është e pozicionuar në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Franca në vendin e parë.

Holanda ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Gjermanisë.

Related posts

Xavi: Ky ekip më jep kënaqësi kur e shoh duke luajtur

Sadik.Autor

Liverpool ul pretendimet, por askush nuk e do sulmuesin e tyre…

Q.Autor

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Isa.Autor

Leave a Comment