Manchester United ka pasur fat në ndeshjen e sotme kundër Arsenal pasi që barazoi në dy raste, në njërin prej të cilëve në pozitë të pastër jashtëloje.
Ka përfunduar derbi i xhiros së 15’të i Premier Ligës angleze në mes të Manchester United-Arsenal.
Një ndeshje që mund të konsiderohet me fat, pasi që Arsenali ishte shumë më i mirë në këtë ndeshje.
Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, por Arsenali ishte për një nuancë më i mirë se Manchester United.
Se ishte kështu e treguan disa herë depërtimet e tyre brenda zonës se Manchesterit, por që mbrojtja vendase reagoi shumë mirë dhe arriti që ti shmanget folit.
Megjithatë në minutën e 26’të, Shkodran Mustafi merr një top të mirë nga goditja nga këndi nga Torreira duke shënuar golin e parë për mysafirët.
Por, reagimi i Manchester United ishte i shpejt.
Ata filluan presionin dhe arritën të shënojnë në minutën e 30’të, pavarësisht se ishte një gol shumë i dyshimtë pasi që Andre Herrera dhe Rashford ishin në pozitë jashtëloje.
Gjyqtari i këtij takimi vazhdojë me vendimet e tij kontraverze pasi që në minutën e 35 Rojo bëri një ndërhyrje të ashpër në Matteo Gounhouzi që ishte direkte dhe e meritonte karton të kuq, por ai u përmbajt duke dhënë vetëm karton të verdhë.
Edhe Dalot dhe Rashford bën ndërhyrje të ashpra në Holding dhe Ramsey, të cilët u detyruan ta braktisin ndeshjen shkaku i lëndimeve.
Në pjesën e dytë Manchester e filloi më mirë në 10 minutat e parë, por pas kësaj ishte tërësisht Arsenali që e mori lojën në dorë.
Në minutën e 67’të, Alexandre Lacazette shënoi por ajo që u pa në këtë gol ishte se Marcos Rojo nuk u ndëshkua me të kuq pasi që kishte ndërhyrë në francezin.
United kthehet shpejt në lojë në minutën e 68’të me anë të Lingard.
Pas golit të dytë, Arsenali ishte skuadër dukshëm më e mirë dhe ishte De Gea që ja ndaloi fitoren Arsenalit.
Arsenali shënoi edhe një gol në minutën e 88’të me Mkhitarian por që u anulua pasi që ishte pozitë jashtëloje.
Me këtë barazim Arsenali bie në vendin e pestë por me pikë të barabarta me Chelsean që gjendet në vendin e katër.