Futboll Sport

EURO 2020/ Trajneri i Spanjës shpall listën për ndeshjet e nëntorit, ja rikthimet e rëndësishme

Spanja do të përballet me Maltën në 15 nëntor dhe Rumaninë në 18 nëntor, në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Spanjollëve iu nevojitet vetëm një barazim, për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Euro 2020.

Në prag të këtyre ndeshjeve trajneri  Robert Moreno, ka publikuar listën me 23 lojtarët e thirrur. Rikthime të rëndësishme në kombëtare siç janë ato të Pako Alkaserit dhe Alvaro Moratës, por edhe ftesë për herë të parë për Dani Olmo.

Mesfushori i Dinamos së Zagrebit po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin e tij, dhe tashmë ka marrë edhe ftesën nga kombëtarja e parë, pasi më parë është aktivizuar me 21-vjeçarët e Spanjës.

Lista e plotë:

Portierët: David de Gea, Kepa Arrizabalaga dhe Pau Lopez.

Mbrojtësit: Dani Karvahal, Hezus Navas, Hose Gaja, Bernat, Raul Albiol, Inigo Martinez, Serxhio Ramos, Pau Torres.

Mesfushorët: Serxhio Buskets, Tiago, Rodri, Saul, Sant  Kacorla, Fabian Ruiz.

Sulmuesit: Rodrigo Moreno, Mikel Ojarzabal, Pako Alkaser, Zherard Moreno, Alvaro Morata dhe Dani Olmo.

Related posts

Lazio – Salzburg, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Idrizi nuk toleron më: Dua raport me shkrim nga Veliu dhe Duro për atë që ndodhi

Sadik.Autor

PLAS TEK KLUBI I KATEGORISË SË DYTË/ Trajneri jep dorëheqjen, kapiteni përjashtohet për tolerim ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment