Futboll La Liga Sport

“MAVRAJ VIJON AVAZIN”/ Shqiptari sërish protagonist për skuadrën e tij

Sulmuesi Rey Manaj duket se ka gjetur veten tek ekipi i Albacetes. Ish-lojtari i Interit po bën mirë në ligën e dytë spanjolle, pasi përveç minutave po shënon në mënyrë konstante. Lushnjari ka realizuar sërish në ndeshjen që po luhet në transfertë kundër Numancias duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në minutën e 21′ për 0-1.

Albacete fitoi një penallti që e mori përsipër sulmuesi i kombëtares shqiptare. 21-vjeçari nuk gaboi dhe përshëndeti rrjetën duke shënuar golin e tij të katërt në skuadër. Ai kthehet në golashënuesin e ekipit të tij, pasi kap me 4 gola sulmuesin tjetër Zozulya, por ky i fundit ka 4 ndeshje më shumë.

Shqiptari po konfirmohet si një “ujk” goli në skuadrën e tij. Ai është një element i mirë dhe për kombëtaren tonë me trajnerin Christian Panucci që herë pas here i ka besuar dhe fanellën e titullarit.

Related posts

Zonë lufte, në Brazil plas sherri dhe të shtënat e armëve në stadium (VIDEO)

Sadik.Autor

HAZARD: “Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë”!

Q.Autor

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Donte një “selfie” me dhunë, Ronaldo sherr me tifozin në fushë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment